“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve kuqezi në “Tokio 2020”. Olimpiada e Tokios pritet të ofrojë tablo me kontraste për dy delegacionet shqiptare që pritet të marrin pjesë në të. Nga njëra anë, është Kosova, e cila ka të konfirmuar me normë olimpike deri më tani të paktën 6 sportistë, ndërkohë që edhe 4 sportistë të tjerë kanë mundësi reale për ta arritur normën. Në krahun tjetër është Shqipëria, e cila ka vetëm dy sportistë që e kanë siguruar me normë vendin, ndërsa mundësitë janë edhe për dy sportistë të tjerë.

Këtu nuk llogariten mundësitë e sportistëve të tjerë që mund të shkojnë në Tokio nëpërmjet ftesave. Kështu, brenda normës olimpike në sportin e xhudos për Kosovën ndodhen 5 sportistë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, kurse normën e gjashtë po e kërkon edhe Laura Fazliu. Ndërkaq, mundja ka siguruar prej muajsh një normë Olimpike, falë Egzon Shalës. Në muajt në vijim normën do ta kërkojë edhe vëllai i Egzonit, Edon Shala.

Por shpresa reale për biletën olimpike kanë Donjeta Sadiku në boks, Herolind Nishevci, Elhami Shabani, Fortesa Orana e Adelina Rama në karate, por edhe në not është Arti Krasniqi, i cili në vitin 2019 la skuadrën e Gjermanisë, për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare. Ndërkaq, për Shqipërinë, vetëm Luiza Gega në atletikë dhe Briken Calja në peshëngritje kanë siguruar vendin në Olimpiadë me normë, ndërsa pranë normës është edhe peshëngritësi tjetër, Erkand Qerimaj.

Edhe kampioni i Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj është kandidat për një biletë për në Tokio, ashtu sikundër ka dalë së fundmi si pretendent edhe gjimnasti rus që u shpall kampion i kontinentit në kalin me dorëze, Matvei Petrov. Mirëpo, për delegacionin shqiptar që synon Olimpiadën qëndron mbi kokë si shpata e Demokleut mundësia që të mos marrë fare pjesë në “Tokio 2020”.

Lexo edhe :  Milani, kualifikim midis drithërimash, golat në fushë të vet eliminojnë Crvena Zvezdën

Kjo për arsye të gjendjes së krijuar prej disa vitesh tashmë në Komitetin Olimpik Shqiptar, aty ku ditët e fundit, Asambleja e Jashtëzakonshme vendosi shkarkimin e Viron Bezhanit nga posti i presidentit. Por ky i fundit ka premtuar ta çojë çështjen në gjykatë dhe kjo nënkupton se, me amullinë e krijuar, Shqipëria rrezikon pezullimin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Me pak fjalë, midis Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejt Tokios qëndron një olimpiadë e hidhur në mes…

Të fundit

Kejvina Kthella josh ndjekësit, shfaqet me të brendshme (Foto)

Kejvina Kthella është një ndër modelet më të kërkuara në fushën e modës. Bukuroshja bionde shpeshherë në rrjete sociale...

“Kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve muxhahedinë”, Irani reagon ashpër ndaj Shqipërisë

Vërejtjet e Shqipërisë për Iranin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, nuk kanë kaluar pa përgjigje nga Republika Islamike. Zëvendës-shefi...

Sfida e çkapjes së LDK’së

Nga Imer Mushkolaj

Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve, ja cilat janë masat e reja që priten të merren për në vazhdim

Pas një fundjave me shifra të larta nga Covid-19 dhe grumbuj njerëzish në zona të frekuentuara, siç ndodhi te Kodrat e Liqenit në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV