Tre familje në Zall-Herr me shtëpi të reja, Veliaj: Nuk i ndajmë në të majtë e të djathtë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e rindërtuara, më të sigurta se të parat. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet në fshatin më periferik të kryeqytetit, ku nënvizoi se puna vijon edhe në ekstremin më fundor të Tiranës, njësoj si në qendër.

Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kush i shton vilat në kohë pandemie nuk e kupton një hallexhi, i cili ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

“Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, theksoi Veliaj.

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia tha se programi i rindërtimit nuk bën dallime nëse je i majtë apo i djathtë, pasi puna bëhet njësoj për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Në Zall Herr po rindërtohen 66 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa kolektive në lagjen e re./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Surpriza/ Rama takon Lulzim Bashën në kantierin në Shijak: Nuk flenë të gjithë gjumë, ka dhe që punojnë

Të fundit

Tentoi të kalonte 820 kg kafe kontrabandë në Shkodër/ Gjobitet me 15 mln lekë

Një sasi prej 1876 kg mallrash të padeklaruara u kapën nga policia kufitare në doganën e Shkodrës këtë të...

Emigrantëve të paligjshëm, do t’u jepet ‘amnisti’ për të bërë vaksinat anti-Covid

Emigrantëve të paligjshëm do t'u jepet një 'amnisti' për të marrë vaksinën anti-Covid. Kjo lëvizje ka për qëllim të ndihmojë Britaninë të arrijë imunitetin e...

FOTO/ Kush janë 2 nga infermieret që zhvatën pacienten me Covid

Grupi i zhvatësve te ‘Shefqet Ndroqi’ është zbërthyer nga policia e shtetit. Pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi, e cila shtirej si infermiere për...

Ndërroi jetë pasi u rrah mizorisht nga shokët/ Avokati: S’e kuptoj pse u liruan autorët

Avokati i 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, që ndërroi jetë në spital pas dhunës barbare nga tre shokët e tij, Ermal Ahmataj, foli për gazetaren e...

The Weeknd dhuron spektakël në “Super Bowl”, por fansat nuk mund ta dëgjonin

Këngëtari i njohur, ishte njëri nga performuesit në “Super Bowl LV”, ndërsa interpretoi hitet e tij të shumta. Nuk kishte pothuajse asnjë ankesë ndaj tij,...

Lajme të tjera

Web TV