“Baca dha 1 mln euro”/ Rama krah Pacollit në Thumanë: Sot nis ndërtimi i pallateve të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se sot do të nisë puna për ndërtimin e apartamenteve në Thumanë. Kreu i qeverisë njohu me ecurinë e punimeve Behgjet Pacollin, i cili ka vënë në dispozicion të rindërtimit në këtë zonë 1 mln euro.

Rama deklaroi se pjesa tjetër e rindërtimit do të bëhet me buxhetin e shtetit.

Lajm i mirë është që sot nisin apartamentet, fillon me fondacionin. Sic e dini Baca Behgjet ka vënë në dispozicion të rindërtimit të Thumanës 1 milionë euro. Më ka thënë që ajo pjesë që unë do të marr do ta ndërtoj. Me buxhetin e shtetit nderojmë pjesën tjetër.

Këtu kemi shkollën që është e kombinuar edhe me kopsht. Në pjesën këtej kemi edhe njësitë administrative. Pra këtu me buxhetin e shtetit do të ndërtojmë njësinë administrative Thumanë, do të vendoset administrata e bashkisë, qendra shëndetësore dhe një qendër komunitare. Ky bëhet një qytet i ri”, u shpreh kryeministri.

Rama tha po ashtu se ka filluar puna edhe me banesat individuale. “Kemi gjithë zonën që do të ndërtohet me vilat. Faza tjetër është tek ajo pllaja e pjerrët. Ka në gjithë zonën hapësira të gjelbra dhe një park qendror. Ndërsa në pjesën këtej do të ndërtohen pallatet”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën...

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja cfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me...

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga...

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD dhe PS për zgjedhjet e...

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga...

Lajme të tjera

Web TV