Balla: PS, shtëpia e brezit të ri të politikanëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas mbylljes së fazës së dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku të rinjtë u bënë pjesë e platformës ‘Deputeti që Duam’, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit të majtët duan që fitorja të ndihet anembanë vendit.

Gjatë fjalës së tij Balla falënderoi Akademinë Politike për kontributin me trajnimin e të rinjve. Balla tha se PS vendosi që të ngrinte platformën “Deputeti që duam” dhe të investohej për të përzgjedhur më të mirët në komunitetet nga çdo rajon, qytet apo fshat i Shqipërisë.

Dita e sotme shënon përmbylljen me sukses të Akademisë Politike të konceptuar për të trajnuar kandidatët e përzgjedhur nëpërmjet platformës “Deputeti që duam”. Jam besimplotë që këto ditë kanë qenë intensive dhe shumë frytdhënëse për pjesëmarrësit, të cilët pavarësisht rezultatit të këtij rrugëtimi, kanë përfituar shumë nga ky program.

Tre trajnerë dhe shtatë personalitete të huaj dhe shqiptarë mundësuan finalizimin me sukses të kësaj Akademie. Gjej rastin për të falenderuar sejcilin prej tyre për kontributin e vyer në këtë Akademi. Falë trajnerëve, pjesëmarrësit u aftësuan se si mund të përçojnë një mesazh politik, si mund të ndërtojnë një fushatë të suksesshme e mbi të gjitha si mund të ndërtojnë besimin në komunitetet e tyre.

Mendoj se pohimi i tyre është thelbi përse ne si Partia Socialiste vendosëm të ngrinim platformën “Deputeti që duam” dhe të investoheshim për të përzgjedhur më të mirët në komunitetet tona nga çdo rajon, qytet apo fshat i Shqipërisë. Sepse ne nuk duam të kemi thjesht një fitore të subjektit politik, por kërkojmë një fitore e cila të ndihet si e tillë anembanë vendit“, u shpreh Balla.

Lexo edhe :  Balla: COVID-19 luftohet duke mos humbur vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse

Më tej ai shtoi se “Dëgjojmë shpesh të flitet për një rritje të të pakënaqurve nga sistemi apo nga cilësia e demokracisë në vend. Pikërisht që askush të mos ndihet i/e papërfaqësuar, Platforma “deputeti që duam’ ishte përgjigja jonë dhe një ftesë për përfshirje të gjithkujt që dëshiron të kontribuojë për vendin e tij.

E theksova edhe në fjalën time hapëse të Akademisë, viti që lamë pas na përballi me sfida të paprecedenta si; pasojat e tërmetit shkatërrues apo pandemia e COVID-19, të cilat kërkojnë vendimmarrës të kualifikuar në shumë drejtime, por mbi të gjitha vetëdije qytetare.

Pavarësisht rezultatit të këtij rrugëtimi jam i bindur që vullneti dhe dëshira juaj për të qenë pjesë e familjes më të madhe politike në vend nuk do të shuhet. PS dëshiron të jetë shtëpia e brezit të ri të politikanëve, me anë të të cilëve të fillojmë një epokë të re të Shqipërisë. Një epokë ku të rinjtë do të dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ky është qëllimi ynë të cilën e jetësuam me anë të platformës “Deputeti që duam””.

Megjithatë Sipas Ballës ky rrugëtim nuk përfundon këtu pasi kjo platformë dhe ky angazhim do të vazhdojë deri sa të kemi mundësuar që çdo i ri apo e re e këtij vendi të na bashkohet për të punuar me pasion dhe dedikim për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Transformimi 37 mijë dollarësh”/ Kirurgu estetik shpjegon ndërhyrjet e Kylie Jenner

Kylie Jenner, më e reja dhe pa dyshim më e suksesshmja e familjes është tashmë bilionere falë biznesit të...

“Zemra ime është e plotë”, Emina Çunmulaj i dhuron shtëpinë familjes në nevojë

Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të njohura, fama e së cilës i ka tejkaluar kufinjtë shqiptarë. Përveç kësaj, bukuroshja shquhet për filantropinë e...

Mjegulla e dendur “pushton” Lezhën dhe Kurbinin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

Qyteti i Lezhës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga mjegull e dendur. Mësohet se mjegulla që ka mbuluar qytetin është krijuar në mënyrë të...

Sara e “Përputhen” sulmon Jasminën: S’jam si ty që përqafohesh në dhomat e zhveshjes

Ditën e sotme pas debatit të Jasminës që është shprehur e irrituar ndaj takimit të Andit dhe Sarës nuk kanë munguar akuzat. Jasmin është shprehur:...

“Mendova se ishte ndonjë raketë bërthamore”, meteori panikos qytetarët (Video)

Një top i madh i zjarrtë ka ndriçuar qiellin mbi Alberta të Kanadasë, duke i lënë të çuditur banorët. Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV