“Banesa luksoze”/ Pacolli për rindërtimin në Thumanë: Në një tragjedi ka edhe shpresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili ka vënë në dispozicion të rindërtimit 1 milion euro ishte sot në Thumanë, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj.

Pacolli premtoi se punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar, ndërsa tha se këto shtëpi nuk do të jenë banesa sociale, por banesa luksoze.

Kompleksi që do të ndërtohet nga Pacolli ka një hapësirë të bollshme dhe banesat do të jenë mesatarisht 100 metër katror.

Është me rëndësi që përgatitja të jetë më e mirë. Unë e shoh që çdo është gati, fondamentet mund të fillojnë sot. Këtu janë të gjitha burimet energjetike. Sa i përket ndërtesave ne do të implementojmë projektin që ju keni përgatitur. Është fjala për një kompleks.

Çdo ndërtesa ka 2700 metra katror, janë diku rreth 18 apartamente me një hapësirë mesatare mbi 100 m2. Është fjala jo për banim social, por për banim luksoz dhe është parashikuar që të ketë edhe shërbime publike. Ndërtimi do të përfundojë në kohën e caktuar.

Në një tragjedi ka edhe pak shpresa. Këtu do të jetë një qendër shumë moderne. Do të jetë një qytezë shumë e bukur këtu në Shqipëri dhe popullata do të jetojë e lumtur. Do të jetë një qytezë që shumë njerëz do të donin të jetonin”, tha Pacolli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tërmetet e fundit zbulojnë “vilën” romake në Itali

Disa struktura të periudhës romake janë zbuluar në liqenin Fusaro, Itali, pas tërmeteve të fundit të shkaktuara nga një...

‘Plumbi i artë’/ Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime!

Ditën e sotme, është mbajtur seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin...

Skandal në Angli, City dhe United akuzohen për falsifikimin e moshës të të rinjve

Një bombë nga Anglia dhe nëse konfirmohet, mund t’i shtojë më shumë karburant sezoneve tashmë të zjarrta të Mançester Sitit dhe Junajtidit. Media britanike “The Telegraph”, nuk...

Misteret e pusit më të thellë në Tokë

Në vitet 1960, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik jo vetëm që konkurronin në hapësirë, por gjithashtu në fushën shkencore dhe teknologjike....

Berisha: Do të bëjmë një audit të tipit Elon Musk për t’i kthyer paratë shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pasi PD të vijë në pushtet, do të bëjnë një audit të tipit të Elon Musk në SHBA,...

Lajme të tjera

Web TV