Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën Rolling Stone në Amerikë.

Ajo ka folur edhe për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga presioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga drejtuesit serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘falsifikonte’ historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone, referuar Dua Lipës.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për Rolling Stone.

Ndërsa luftërat u shtuan, prindërit e Dua Lipës u larguan nga universiteti (babai i saj ishte pjesë e një grupi rock të quajtur “Oda”, dhe po studionte stomatologji, ndërsa nëna e saj po studionte për drejtësi) për të lëvizur më pas në Londër, duke u vendosur në një komunitet të refugjatëve të Kosovës që ishin bashkuar në Camden.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën.

Dua Lipa, emri i së cilës do të thotë “dashuri” në shqip, lindi tre vjet pas lëvizjes së tyre. Në moshën nëntë vjeçare, ajo filloi të kalonte të shtunat e saj në Shkollën e Teatrit ‘Sylvia Young’, në të cilën kanë shkuar edhe emrat tjerë të njohur si: Rita Ora, Tom Fletcher dhe Amy Winehouse.

Lexo edhe :  Kosova përparon drejt anëtarësimit në KE/ Miratohet raporti: Ka përmbushur kushtet…

Një mësues në këtë shkollë i kërkoi asaj të ngrihej dhe të këndonte. Më pas, ai dërgoi Lipën në një klasë më të përparuar, një që ishte plot me adoleshentë. “Unë u tmerrova,” tha ajo, “por ai ishte personi i parë që më tha se mund të këndoja”, kujton Dua.

Lipa u rrit duke e ditur se ndërsa Londra ishte vendlindja e saj, nuk ishte në të vërtetë shtëpia e saj. “Me situatën e refugjatëve, njerëzit nuk e kuptojnë që njerëzit nuk do të largohen nga vendi i tyre nëse nuk do të kishin nevojë”, shpjegon ajo. “Plani ishte gjithnjë të ktheheshim në Kosovë”, thekson Dua.

Kur ishte 11-vjeçe, familja e saj priste që më në fund të përshtatej në një mënyrë që ndjeu se nuk ishte në Londër.

“Dhe pastaj arrita atje”, thotë ajo, “dhe unë isha vajza shqiptare që flisja shqip me një theks anglisht”. Por ajo dëshironte të kthehej në Londër, në klasat e muzikës dhe mundësitë më të mëdha që ndiente se ishin atje.

Në moshën 15-vjeç, ajo i bindi prindërit e saj që ta linin të transferohej me vajzën e një shoku të familjes në Camden, ku ajo kaloi pjesën tjetër të viteve të saj të adoleshencës në thelb pa mbikëqyrje, duke e bërë vet ushqimin, duke marrë urdhra për të pastruar dhomën e saj dhe duke bërë vet të gjitha gjërat”, ka shkruar më tej Revista Rolling Stone.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV