Gjermania lejon ndërtimin e gazjellësit rus

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimin e gazsjellësit Rjedha Veriore 2 nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore. Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet.

Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve migruese të Evropës në bregdetin e Detit Baltik të Gjermanisë.

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan të parandalojnë punën për ndërtimin e tubacionit, pasi argumentojnë se kjo do të fuqizojë prezencën energjetike në Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha më 15 janar se ai shpreson të ketë bisedime të nivelit të lartë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, lidhur me sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së kundër projektit.

Kërcënimi me sanksione amerikane detyroi një kompani tubash me qendër në Zvicër të ndërpresë ndërtimin e Rrjedhës Veriore në dhjetor të vitit 2019 pak para përfundimit të saj. Projekti Rrjedha Veriore 2, udhëhiqet nga gjigandi rus i gazit Gazprom.

Sipas Gazprom, 94 për qind e tubacionit është përfunduar. Sipas kësaj, kanë mbetur edhe rreth 150 kilometra, nga të cilat 120 kilometra janë në ujërat daneze dhe 30 kilometra në ujërat gjermane.


Të fundit

Milan rikthehet në Champions League, Verona ‘djeg’ Napolin dhe shpëton Juven (Rezultatet)

Teksa lufta për titull dhe ajo për mbijetesë ishte mbyllur, në javën e fundit ishte në lojës Champions League,...

Tronditet Shijaku, shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës së 36-vjeçarit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotem në Shijak. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së 36 vjeçarit O.V, por fatmirësisht...

Ky ishull në Greqi ju jep shtëpi, tokë dhe 500 euro në muaj për të jetuar atje

Nëse keni ëndërruar gjithmonë të largoheni nga shtëpia dhe të jetoni në një parajsë tokësore, atëherë ka ardhur shansi juaj: një ishull idilik grek...

1 mln injektime deri në qershor/ Mbi 4 mijë vaksinime sot, më shumë se 716 mijë nga fillimi i fushatës

Ka shkuar në më shumë se 717 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër pandemisë së koronavirusit. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”...

Fituesi i Eurovizion thith kokainë live gjatë spektaklit? Publikohet videoja që po bën xhiron e rrjetit

Një video e çuditshme po qarkullon në rrjet dhe bëhet fjalë pikërisht për artistin kryesor të gruopit italian që u shpallën fitues në Eurovizion...

Lajme të tjera

Web TV