Intervista/ Deputetja e Dibrës, Almira Xhembulla: Nga Rruga e Arbrit përfitojnë 600 mijë banorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e  Dibrës Almira Xhembulla deklaron se nga ndërtimi i rrugës së Arbrit përfitojnë 500-600 mijë banorë brenda dhe jashtë Shqipërisë. E ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA WEB TV, Xhembulla tha se ky është projekti më madhor i qeverisë socialiste për këtë zonë e cila pritet të marrë udhë dhe të përfundojë pranverën e këtij viti.

Nga Roland Qafoku

PËRFITIMET E RRUGËS SË ARBRIT

Pas inagurimit të rrugës së Arbrit distanca nga Tirana në Peshkopi do të bëhet vetëm për 1 orë e gjysmë. Deputetja e PS-së Almira Xhembulla tha se kjo ka qenë një ëndërr e banorëve të kësaj zone që dikur këtë distancë e bënin për 5 orë.

-Çfarë është bërë në zonën e Dibrës gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PS?

-Së pari më duhet të pranoj që ndihem me fat që jam deputete e PS, pikërisht në kohën kur rruga e Arbrit po përfundon.

-Kur përfundon, a ka një datë?

-Ne shpresojmë që rruga e Arbrit të përfundojë pothuajse në 90% të saj deri në pranverën e këtij viti ajo të ketë përfunduar.

-Në çfarë muaji konkretisht?

-Ne mendojmë që në 25 prill kjo rrugë të jetë e kalueshme, gjithsesi duke parë intensitetin e punimeve, unë jam vetë besimplotë që do përfundojë.

-Ke kaluar andej besoj, e ke inspektuar.

-Po. Unë kam kaluar aty pothuajse çdo dy-tre muaj dhe shikoj dhe e ndjek ritmin e punimeve.

-Si po ecin punimet?

– Po ecin shumë mirë, po punohet pothuajse në të gjithë rrugën, veprat madhore kanë mbaruar.

-Vepra madhore e keni fjalën për urat.

-Po. Janë vepra arti. Ura e fundit e fshatit Fshat është drejt betonizimit. Pastaj mbetet vetëm shtrimi me asfalt dhe rehabilitimi i disa segmenteve.

-Pjesa e natyrës duhet të jetë e mrekullueshme.

-Po, ka një panoramë të mrekullueshme. Që nga dalja te Shkalla e Tyjanit e deri në fshatin Fshat në Klos është një mrekulli. Futesh në ura, futesh në tunele, është punuar mirë, është një emocion veçanërisht për ne.

-Për sa orë mund të bëhet rruga Tiranë-Peshkopi?

-Besoj se do shkurtohet deri tre herë, një orë e gjysmë mund të jetë rruga.

-Sa bëhej më përpara me rrugën e vjetër?

-Tre orë e gjysmë-katër. U shkurtua pak sepse u bë një ndërhyrje shumë e rëndësishme sa i takon rrugës Klos-Burrel që u rikonstruktua dhe kjo ishte një ndërhyrje tjetër e rëndësishme gjatë këtij mandati.

-Kjo nuk është pjesë e kësaj rrugës?

-Jo, jo.

-Po pse u quajt rruga e Arbrit?

-Është një nga rrugët më të vjetra në histori. Shkon bashkë me rrugën Egnatia. Besoj që janë një ndër rrugët më të vjetra dhe pikërisht sepse karvanët e hershme kalonin në atë rrugë dhe mendoj që kjo është arsyeja që ishte edhe principata e Arbrit dhe besoj që lidhet me këtë.

AVANTAZHET E RRUGËS SË ARBRIT

Por nuk  janë  vetëm pjesët infrastrukturore  që sjellin përfitime nga rruga e Arbrit. Sipas deputetes Xhembulla rruga do jetë një nyje që do ta rendisë atë në akset kreysore në të gjithë vendin,  por edhe në rajon. Sipas Xhembullës edhe kalimi drejt Librazhit do të jetë një segment rrugor që do të sjellë shumë avantazhe për vendin.

-Keni një numër banorësh sa u intereson kjo rrugë? Dmth përveç Dibrës? Dibra sa banorë ka afërsisht?

-Bashkia Dibër ka rreth 80.000 banorë e gjithë zona. Llogaritet që në këtë rrugë të përfitojnë rreth 500-600 mijë banorë duke pasur parasysh të gjithë banorët. Është një numër i madh përfituesish.

-A ka studime të tilla që tregojnë se çfarë do sjellë kjo rrugë në aspektin e zhvillimit, jo thjesht zhvillimit ekonomik por të lëvizjes së mallrave dhe tregtisë?

-Të marrim shembullin e Bulqizës që është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të kromit, që është një aset  dhe një  burim shumë i rëndësishëm dhe e afron me portin e Durrësit një orë  e gjysmën. Është pa diskutim një rrugë e cila ndihmon shumë tregjet rajonale. I vjen në ndihmë zhvillimit ekonomik dhe gjallërisë së këtyre tregjeve.  Ideja është që përfitojnë qytetarët e Dibrës.

– Shumica e furrave të shkrirjes në Kinë ishin me kromin e Bulqizës. E dëgjoja në Shqipëri por kur isha në Kinë në 2010 kur ma thoshin biznesmenët kinezë mendoja se çfarë bëhej kështu. Domethënë, shumica e furrave të shkrirjes së metaleve atje, punonin me kromin e Bulqizës. Ishte një gjë e jashtëzakonshme.

-Për fat, mesa di ka pasur një ulje të çmimit të kromit por qeveria shqiptare po i vjen në ndihmë me disa lehtësira fiskale investitorëve. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë  që gjatë këtyre viteve, është bërë gati si legjendë që përdoret shumë që kjo mazhorancë nuk ka qenë e vëmendshme dhe nuk e ka çuar shumë vëmendjen në zona si Dibra. Më vjen të theksoj dhe dua të përmend që  investimet në këto zona janë gati 3-fiishuar gjatë kësaj periudhe dhe nëse  marrim sa hymë në qarkun e Dibrës për shembull  që tek tuneli që është në Shkopet, është përmirësuar sinjalistika.

Dalim në njësinë administrative të Ulzës që është edhe një nga zonat më turistike të bashkisë së Matit. Mbasi u bë rilindja urbane në këtë njësi administrative të rëndësishme u bë edhe asfaltimi i rrugës. Ajo është kthyer tashmë në një destinacion turistik dhe me planet që ka bashkia e Matit shpresojmë që ajo të jetë një mini-Belsh i zonës  sepse ka Liqenin e Ulzës, infrastruktura është  përmirësuar dhe një investim që pritet të merret për të rregulluar komplet pjesën e një shëtitoreje rreth liqenit dhe disa investime të tjera, aty mund ta kthejmë shumë mirë në një destinacion fantastik turistik. Është bërë rehabilitimi i qendrës së Ulzës, është përfunduar dhe ka disa biznese, disa iniciativa private të cilat kanë një ofertë  të mirë turistike.

PËRSE PS DO MARRË NJË MANDAT TË TRETË

Lexo edhe :  Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Deputetja e partisë Socialiste  Almira Xhembulla deklaron e bindur që PS do fitojë zgjedhjet e  25 prillit dhe do marrë  një mandat të tretë.

-Zonja Xhembulla,  përse PS duhet të marrë një mandat të tretë? Nuk kemi parë një forcë politike të ketë fituar mandatin e tretë.  Përse shqiptarët duhet ta votojnë PS-në për një mandat të tretë?

-Pikërisht sepse PS është e vetmja forcë politike që i vuri qytetarët të parët. Është e vetmja forcë politike e cila nëpërmjet programit të saj, nëpërmjet vizionit të saj, nëpërmjet qasjes ndaj qytetarëve arriti të krijojë besimin te qytetarët shqiptarë dhe nuk i ka lënë kurrë në baltë qytetarët shqiptarë. Nëse i referohemi një mandati 8 vjeçar, PS arriti të krijojë një stabilitet ekonomik, bëri një punë shumë të mirë lidhur me rikthimin e borxheve të prapambetura ndaj biznesit, dhe ndërmori një sërë reformash shumë të rëndësishme dhe shumë të qenësishme për konsolidimin e shtetit shqiptar.

Dhe besoj që pikërisht qasja që ka pasur, pjekja që ka pasur për të marrë reforma të rëndësishme si reforma në drejtësi, reforma territoriale, reforma për menaxhimin e territorit, dhe një sërë reformash të tjera në arsim dhe në shëndetësi janë ata garantë që qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë besim dhe t’i japin edhe një herë votën PS më 25 prill që të vazhdojë të ecë në këtë rrugë drejt integrimit europian.

 

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV