Leonardo DiCaprio gati të martohet me modelen argjentinase

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Leonardo DiCaprio është konsideruar si një ndër meshkujt më tërheqës të Hollywood-it. Beqari famëkeq mund të jetë afër martesës, duke i dhënë njëherë e përgjithmonë fund beqarisë me Camila Morrone. Sipas revistës “Cosmopolitan”, fituesi i çmimit Oscar duket se më në fund ka gjetur lumturinë krah modeles 23-vjeçare me origjinë nga Argjentina.

Leonardo dhe Camila kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjerin prej më shumë se tre vitesh dhe sipas burimeve pranë çiftit, ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. “Camila është vajza e ëndrrave të tij. Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte”, tha një burim për ET Online.

Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, Camila 23-vjeç dhe DiCaprio 46-vjeç, duket se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë aq sa beqarit më të lakmuar i është mbushur mendja për të bërë një hap drejt altarit dhe për të krijuar një familje me modelen argjentinase.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra...

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është ajo që pritet të thotë...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Lajme të tjera

Web TV