Përmbytjet, Rama: E pakrahasueshme situata me të shkuarën, në terren nga ministri tek kryeplaku

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat me fokusin tek menaxhimi i situatës së përmbytjeve në vend. Të pranishëm në këtë komunikim me gazetarët janë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se përballimi i situatës ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar, por shtoi se mbetet vend për të mësuar më shumë.

Rama tha se shteti është vënë totalisht në lëvizje për situatën dhe se pasojat këtë herë kanë qenë shumë më të pakta, në raport me pasojat nga koha kur binte shumë shi, përpara qeverisjes socialiste.

Kemi qenë të kujdesshëm për të parë motin. Ministri i Brendshëm ka ndarë me mua situatën, edhe Ministria e Bujqësisë ka pjesën e vet në bilanc. Bashkë me ne do ishte mirë që të ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që nuk është e pranishme, për shkak të një angazhimi tjetër. Këta tre ministra kanë qenë në përballje dhe kanë shumë për të thënë për rezultatin.

Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se situata ishte kritike nga përmbytjet nga Liqeni i Shkodrës deri në Vjosë, kurse shtoi se e mira nuk ka fund.

Lexo edhe :  "Nuk e dua dem"/ Rama i kthehet me batutë banores: Do ta sjellim për lopën, jo për ty

Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot.

Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”, deklaroi Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sistemi shëndetësor, Rama: Dy punësimi i mjekëve në spitale publike e private merr fund

Kryeministri Edi Rama ka thënë se mjekët nuk do të lejohen që të punojnë njëkohësisht në spitalin publik dhe...

Goditet banda kriminale në Itali, arrestohen 18 persona, mes tyre dhe disa shqiptarë

18 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërisht sepse grupi vepronte, duke...

Rama: Arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires, lajm shumë i mirë

Kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët. Në fokus është shëndetësia. Në hyrje të fjalës së tij, Rama e ka cilësuar si një lajm...

Detaje nga shpërthimi i makinës në Kamëz, pronari i mjetit me rekorde kriminale

Një shpërthim i dyshuar me tritol ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Kamëz. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se pronari i makinës ku ndodhi shpërthimi...

Shpërthim i fuqishëm në Kamëz, shoferi shkeli pultin dhe…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kamëz pak momente më parë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se shoferi i një makine ka shkelur në pultin...

Lajme të tjera

Web TV