Plani i Trump/ Ja ku do të zhvendoset pas daljes nga Shtëpia e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Zëri i Amerikës raporton se largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andrews, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti, sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht. Zyrtarët po konsiderojnë mbajtjen e një aktiviteti të menduar mirë që do të ketë ndjesinë e një vizite shtetërore, ku do të jetë shtruar një tapet i kuq, do të ketë roje e bandë ushtarake si dhe shoqëruar me 21 të shtëna armësh, detaje këto që janë në diskutim e sipër.

Presidenti Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden, duke prishur një traditë historike, pasi ka shpenzuar muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve në një përpjekje për të delegjitimuar procesin dhe fitoren e zotit Biden. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Zoti Trump pritet të largohet nga Uashingtoni dy javë pas protestës së dhunshme në Kapitol të mbështetësve të tij në një përpjekje për të ndaluar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe pritet të qëndrojë në Florida me një grup të vogël ndihmësish të tij.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 18 Prill 2024

     Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të...

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut. Lojën...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV