Teuta gjen fitoren e parë në shtëpi këtë sezon, fundos Bylisin me shifrat 2-0

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vllaznia marshon, Teuta e ndjek. Nëntë pikë diferencë mes këtyre dy skuadrave, ndërkohë që topi kalon te Partizani dhe Laçi që nesër luajnë në fushë të huaj. Teuta mori fitoren e parë në shtëpi, ndaj një Bylisi që herë pas here rrezikoi portën e Stivi Frashërit. Lorenco Vila ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në “Niko Dovana”, kurse Renato Spahiu në të 41-ën minutë nuk shënoi i vetëm me portierin e vendasve.

Korçari u bë shpëtimtar dhe pjesa e parë u mbyll 1-0, kurse në të dytën Ildi Gruda realizoi edhe golin e qetësisë për Teutën. Vila Jr. kishte mundësinë të realizonte edhe të tretin, por shtylla ia mohoi. 2-0, mjaftueshëm që durrsakët të festonin triumfin dhe marrjen e tre pikëve. Kështu, Teuta ka thyer “tabunë”, duke marrë fitoren e parë në shtëpi për këtë sezon në kampionat me fitoren ndaj ballshiotëve.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga durrsakët ajo e zhvilluar në Stadiim“Niko Dovana” të Durrësit. Lorenco Vila shënoi golin e parë për skuadrën e trajnerit shkodran, Edi Martini, në minutën e 28-të, duke rrezikuar edhe më vonë në disa raste të gjente edhe një tjetër, por, sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.

Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para, me durrsakët më kërkues, duke kërkuar me ngulm golin e dytë, të cilin e gjetën në minutën e 66-të. Ishte Ildi Gruda, i cili 5 minuta pasi ishte futur në fushë, shpërthen bukur në të majtë, për të finalizuar aksionin më pas me gol. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund, me Teutën që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme dhe ngjiten në vendin e dytë me 23 pikë.

Të fundit

Vdes papritur këngëtarja e njohur, priste të publikonte këngën e re (FOTO)

Këngëtarja e njohur Mary Wilson nga Supremes ka humbur jetën në moshën 76 vjeç.Ajo vdiq papritmas të hënën në...

A do shmanget shit-blerja e votës dhe të inkriminuarit? Celibashi tregon detajet 

Ilirian Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, flet për DW mbi garancitë që jep reforma zgjedhore për zgjedhjet 2021, që votimet të jenë të lira...

Panik në shkollë, agresori i hyn drejtorit me pistoletë në zyrë, kishte 10 fishekë brenda

Një agresor ka hyrë në një shkollë në Viti të Kosovës duke kërcënuar drejtorin e saj. Policia e Kosovës bën me dije se autori kishte...

Policia përdor plumba gome/ Protestuesit nuk ndalen

Policia në Mianmar ka qëlluar me plumba gome gjatë një demonstrate në kryeqytetin Nay Pyi Tau, ndërsa njerëzit sfidojnë përpjekjet për t’i dhënë fund...

U kap me 4 doza kokainë në makinë, vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi u kap me disa doza të vogla kokaine. 30-vjeçari me iniciale R.V. u ndalua në Maminas...

Lajme të tjera

Web TV