22 vite më parë BBC i tregoi botës për masakrën e Reçakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 janar të vitit 1999, BBC ia shfaqi botës masakrën që forcat serbe kryen ndaj 45 njerëzve të pa armatosur të fshatit Reçak.

Ata që kishin mbetur gjallë kërkonin t’i gjenin njerëzit e tyre në mesin e kufomave të masakruara që shiheshin të shtrira në xhami. Një vajzë, diku rreth 7-vjeçare, e dominonte skenën së bashku me gjyshin e saj që e mbante përdore. Vajza dhe gjyshi e kërkonin mesin e lidhjes së tyre natyrore. E kërkonin lidhjen që u ishte vrarë. Vajzës ia kishte kapluar fytyrën dhembja dhe tmerri. Nga sytë, në faqet e saja të njoma, i rridhnin lotë trishtimi pandërprerë. Vajza, e humbur nga kjo botë mizore, mallkonte dhe e përsëriste vajtimin e saj:’ Oh kuku bre ma kanë vra babën’.

Njeriu që ka vetëm pak shpirt dhe dinjitet nuk e harron kurrë refrenin e zërit të kësaj vajze. Ky zë trishtimi do të duhej të tingëllonte ende në veshët tanë si një porosi. Për fat të keq ne më nuk e dëgjojmë këtë zë që nuk është i vetmi që ka dalë nga shpirti dhe zemrat e shumë fëmijëve gjatë viteve 1998- 1999.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV