Inaugurimi i Biden, Byroja Federale e Hetimeve në SHBA paralajmëron mundësinë e protestave të armatosura

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për protesta të armatosura në kyeqytetet e shteteve në mbarë vendin. Ndërkohë, Kongresi po shqyrton propozimet për të krijuar një komision kombëtar dypartiak për të hetuar sulmin e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Në kryeqytetet e shteteve amerikane janë shtuar masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimeve po gjurmon thirrjet në internet për protesta të armatosura të mundshme. Christopher Wray është Drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve.

“Arsyeja që përdor fjalën ‘të mundshme’ është sepse një nga sfidat e vërteta është përpjekja për të dalluar atë që është frymëzuese kundrejt asaj që është e qëllimshme.”

FBI-ja ka indentifikuar më shumë se 270 të dyshuar dhe ka arrestuar më shumë se 100 njerëz në lidhje me sulmin e përgjakshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit amerikan nga mbështetësit e Presidentit Trump.

Autorët u nxitën nga thirrjet e rreme se zgjedhjet ishin vjedhur. Mes protestuesve janë identifikuar edhe punonjës aktual të rendit dhe ushtrisë, apo ish punonjës të këtyre diskastereve. Ish punonjësi i Byrosë Federale të Hetimeve, Michael German është me Qendrën Brennan për Drejtësi.

“Është një problem që ka qënë i vazhdueshëm gjatë gjithë historisë tonë, pra lidhja e disa pjestarëve të ushtrisë dhe punonjësve të rendit me supremacistët e bardhë dhe grupet militante të ekstremit të djathtë.”

25 mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe mijëra punonjës të rendit nga agjenci të ndryshme do të ruajnë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Nënpresidenti Mike Pence siguroi amerikanët se inaugurimi do të jetë i sigurtë.

Lexo edhe :  Grabitet furgoni me vaksinat kundër Covid-19, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin (Video)

“Që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Harris të betohen si presidenti dhe nënpresidetja e re e Shteteve të Bashkuara në përputhje me historinë dhe traditat tona.”

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë, përfshi nëse disa anëtarë të Kongresit ndihmuan sulmin duke dhënë ture në Kapitol një ditë më parë.

“Nëse zbulohet se anëtarët e Kongresit ndihmuan protestuesit e dhunshëm, nëse mbështetën krimin, mund të duhet të ndërmerren veprime përtej Kongresit kur flitet për ndjekje penale,” tha demokratja Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit kanë propozuar një projekt-ligj që do të krijonte një komision dypalësh për të hetuar sulmin dhe trajtuar pyetje kryesore, të tilla si nëse kishte një dështim të inteligjencës dhe përfshirja e mundshme e zyrtarëve politikë. Amy Zegart është me Institutin Hoover.

“Cili ishte reagimi ? Cila ishte përgjigja? Cilat ishin mësimet kritike që dolën dhe dështimet nga përgjigja? Çfarë duhet të mësojmë si komb në ndërtimin e unitetit, unitetin e përvojës që të kemi një bazë rreth së cilës të bashkohemi përsëri.”

 

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, prova e inaugurimit që do të bëhej të dielën, është shtyrë për ditën e hënë.

Të fundit

Draft programi elektoral 2021, Rama: Deri në 2030-n PS-në do të keni në pushtet me ose pa mua! S’ka kohë për pushim

Partia Socialiste ka gati draftin për programin e saj elektoral në zgjedhjet e 25 prillit. Socialistët janë duke kryer...

E konfirmon Manastirliu, ndryshohen masat antiCovid, nga nesër do të mbyllemi në orën 20:00

Ministrja e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat së bashku me Komitetin e Ekspertëve ka deklaruar masat e reja antiCovid. Duke filluar nga dita e...

Kërkonin 25.000 euro për një të sëmurë, ja si të rinjtë shkodranë mashtronin njerëz në rrjetet sociale

Dy të rinj shkodranë janë arrestuar nga policia pasi përmes rrjeteve sociale mashtronin njerëz për para. Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy të...

“Tek ne problem është kreu i opozitës”, Jozefina Topalli akuzon Bashën: Njeriu që përgjysmoi PD-në

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozfina Topalli, shkruan se shqiptarët nuk duhet më të votojnë Edi Ramën, Lulzim Bashën me Monika Kryemadhin dhe...

Partia Socialiste dërgon kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit. Deri më tani ka dorëzuar kërkesën...

Lajme të tjera

Web TV