Kryeministri Rama: Do ketë dëmshpërblim për të përmbyturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka premtuar dëmshpërblim për të përmbyturit një javë më parë kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Kreu i qeverisë komentoi se asnjë deputet nuk do të bëjë vaksinën nëse nuk është mbi 75 vjeç.

 Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar për banorët e prekur nga përmbytjet e këtyre ditëve të fundit se shteti do të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara. Gjatë një konference për mediat lidhur me situatën në fjalë, teksa ka bërë një bilanc të dëmeve ai tha se do t’i kompensojë, siç ka bërë dhe në rastin e vitit 2010.

“Numri i banesave të dëmtuara është krejt minimal, dhe i takon bashkive që të bëjnë vlerësime. Në zonën e Obotit, ku ka pasur problematikë, për transportin për bagëtitë, është garantuar ushqimi nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar menjëherë fermerëve per të ushqyer bagëtitë për 10 ditë. Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura këtë herë janë jo produktive. Nuk ka dëme të konsiderueshme, por çdo dëm që ligjërisht duhet kompensuar, do i bëjmë. Kemi kompensuar dhe dëmet e 2010-ës.”, tha Rama.

Përgjigja për Bashën

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas akuzave që ky i fundit bëri për situatën e shkaktuar nga përmbytjet. Përmes një postimi në ‘Twitter’, kreu i qeverisë bëri ironi me Bashën, ndërsa theksoi se bashkë me ish-kryeministrin Berisha, Metën, dhe kryetaren e LSI- së, “duan ta bëjnë kamardare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për kamardare”.

Maska e Ramës

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për gazetarët ka sqaruar se maskat që ai mban për t’u mbrojtur nga koronavirusi nuk janë me logon e Partisë Socialiste. Ndonëse ato kanë të stampuara inicialet PS, duke u karakterizuar nga ngjyrat e ndezura, kreu i qeverisë, tha se ato janë gërma dhe lule të dashura për të.

Lexo edhe :  Meta nuk përmbahet: Nuk më kërcet fare, jam i pastër si kristali. Do të jem kryeministër

“Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojeni si të doni. Janë dy gërma që dikush i lexon PS, dikush ndryshe. Nuk është logo e PS-së.”, tha Rama.

Vaksina për deputetët

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë sa i takon një kërkese të kreut të komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, që deputetët të jenë pjesë e grupit të privilegjuar për të bërë vaksinën anti-covid. Sipas Ramës, asnjë deputet apo ministër, që nuk është mbi 75-vjeç, nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre. “Asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.”, tha Rama.

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV