Presidenti Biden ia beson diplomacinë e SHBA-së figurave pro-shqiptare

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ardhja e Joe Biden në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të ndryshojë edhe qasjen e Uashingtonit në raport me Ballkanin. 78-vjeçari do të betohet më 20 janar si president, ndërkaq emrat e ekipit të tij janë bërë tashmë publike.

Sa i përket interesit të shqiptarëve, me interes shihen përzgjedhjet e demokratit sa i përket diplomacisë amerikane, ku mbizotërojnë figura me lidhje të forta me Kosovën dhe shqiptarët në rajon.

Në krye të Departamentit të Shtetit është përzgjedhur Antony Blinken, i cili bashkë me Joe Biden, kur ky i fundit ishte Zv/President i SHBA në administratën Obama, vizituan Prishtinën dhe u angazhuan për forcimin e Republikës së Kosovës.

Numri dy i diplomacisë amerikane është përzgjedhur Wendy Sherman, e besuara e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e luftës së Kosovës.

Victoria Nuland, shumë e njohur dhe e pranishme në të kaluarën edhe në Tiranë, është përzgjedhur numri tre i Departamentit të Shtetit. Ajo ka mbajtur gjatë administratës së Obamës postin e Ndihmës-Sekretares së Shtetit.

Ndërkohë, shef i ri të CIA-s është nominuar William Burns që njihet për afërsi me disa liderë kosovarë. Më 18 shkurt të 2012-ës ai vizitoi Prishtinën si NënSekretar i Shtetit.

Biden ka rikthyer edhe ish-Sekretarin e Shtetit, John Kerry, i cili do të ketë një detyrë më specifike, arritjen e kompromisit për marrëveshjen për klimën, e cila u kundërshtua nga presidenti ende në detyrë i SHBA-së, Donald Trump. Kerry zhvilloi vizitë zyrtare në Tiranë në vitin 2016.

Të fundit

Covid-19/ Dritë jeshile për testin e qenve dhe maceve shtëpiake

Macet dhe qentë shtëpiake në Seul do t'i nënshtrohen testit të koronavirusit nëse shfaqin simptoma të tilla si ethe...

Pandemia/ Rama paralajmëron shtrëngim masash, jo mbyllje të përgjithshme

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të gjatë shtypi u ndal mbi situatën e pandemisë në vend, duke paralajmëruar masa më të forta për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale

Dialogu me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale. Analistët thonë se partitë politike duhet ta dinë se dialogu me Serbinë do...

Tiranasit dhe durrsakët jetojnë me gjatë, korçarët dhe gjirokastritët më pak

Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit shfaqin...

Lajme të tjera

Web TV