Serbi, mbërrijnë 1 milion doza të vaksinës kineze

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një aeroplan që bartte një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin që bartte vaksinat.

“Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiç, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën në vitet e fundit, raporton REL.

Ai tha se rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.

Serbia po përdor për vaksinim vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V.

Vuçiq tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.

Shteti fqinj, Hungaria pret që rregullatori shtetëror i barnave, të miratojë për përdorim vaksinën e Sinopharm, në mënyrë që të nisë edhe administrimi i saj, pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër për të negociuar për furnizim me Sinopharm.

Lexo edhe :  Rritje dramatike e çmimeve të produkteve ushqimore, “Fajin e kanë sipërmarrësit ”

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë marrë furnizimet me vaksina. Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se kanë siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit dhe 600,000 nga Austria dhe të njëjtat pritet të arrijnë në muajin shkurt, kur dhe pritet të nisë fushata e vaksinimit.

Kosova po ashtu pret që të sigurojë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi COVAX i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky program ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ndërkaq, Kina ka miratuar për përdorim vaksinën e Sinopharm në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe kjo është vaksina e saj e parë e miratuar kundër koronavirusit. Autoritetet kineze nuk kanë publikuar të dhëna të detajuara mbi efikasitetin e kësaj vaksine, por kanë thënë se në bazë të të dhënave që posedojnë, kjo vaksinë ofron 79.34 për qind mbrojtje ndaj COVID-19.

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 shkurt 2021

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për...

Dhunon dhe dhuron përqafime/ Pasagjeri i dehur humb kontrollin në bordin e avionit (Video)

Pasagjerët e linjës ajrore Ryanair shpërthyen në brohoritje kur një i ri i dehur u arrestua pasi goditi me kokë një anëtar të ekuipazhit...

BE: Nuk po i themi Kosovës çfarë të bëjë, por të rreshtohet me ne

Bashkimi Evropian ritheksoi të martën qëndrimin për statusin e Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve, ndërsa keqardhjen për vendimin e Kosovës që të...

Vaksina e Oksfordit besohet se mund të parandalojë përhapjen e COVID-19

Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZenenca, mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë...

Kanadaja do të prodhojë vaksina deri në fund të vitit 2021

Kanadaja thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të mundshme me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të vaksinës së saj...

Lajme të tjera

Web TV