U plagos në sherrin e shqiptarëve/ Kamarierja 18-vjeçare do të jetojë përgjithmonë me plumb në trup!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 Janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i vdekur 53-vjeçari Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë dhe një kamariere. Kjo e fundit është identifikuar si Xhorxhina Kaso dhe mund të jetojë gjithmonë me plumb në trup.

Mediat greke bëjnë me dije se po punonte kur ndodhi përplasja me armë dhe mori një plumb në këmbë. Sipas mjekëve, ka marrë dëmtime të lehta pasi plumbi nuk i preku një organ jetësor. Megjithatë, ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se 18-vjeçarja mund të jetë e detyruar të jetojë gjithmonë me plumbin në këmbën e saj të majtë pasi mjekët nuk kanë hapësirë për ndërhyrje.

Mund të jetë fatale nëse e lëvizin plumbin nga vendi ku ndodhet dhe mjekët po ende nuk e kanë vendosur nëse do të bëjnë ndërhyrje apo jo. Në fakt, ata thonë se plaga është e thellë dhe e hapur, por besojnë se mund të mbyllet brenda 40 ditëve.

Në të njëjtën kohë, policia greke po përpiqet të lokalizojë autorin 54-vjeçar që qëlloi me armë ndaj familjes në Agios Sostis. Personi i armatosur, pas një përplasje me 53-vjeçarin shqiptar dhe djemtë e tij, të identifikuar si Mihal dhe Anxhelo Llangozi, mori makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV