Vaksinimi ndaj COVID-19/ Biden do të urdhërojë shtim të prodhimit, cili është plani i tij

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se do të urdhërojë rritjen e prodhimit të shiringave dhe furnizimeve të tjera për të rritur vaksinimin kundër COVID-19 dhe për të përmirësuar administrimin e bërë nga presidenti Trump që ai e quajti një “dështim të tmerrshëm”.

Sipas planit të zotit Biden, punonjësit federalë të ndihmave do të krijojnë mijëra qendra vaksinimi, ku mjekët në pension do të kryejnë vaksinimet për mësuesit, punëtorët e dyqaneve ushqimore, njerëzit mbi 65 vjeç dhe grupe të tjera që nuk kualifikohen aktualisht.

Zoti Biden do të aktivizojë Ligjin për Prodhim të Brendshëm për të rritur prodhimin e pajisjeve të nevojshme për të shpërndarë vaksinat. Ai do ta përdorë gjithashtu ligjin për të mbështetur magazinimin e tyre në temperaturat e nevojshme.

Zoti Biden tha se ekipi i tij ka identifikuar kompanitë që janë gati të aktivizohen sipas ligjit, i cili i mundëson presidentit të urdhërojë bizneset të prodhojnë artikuj të nevojshëm për mbrojtjen kombëtare.

Shtetet që përdorin Gardën e tyre Kombëtare në këtë përpjekje do të rimbursohen nga qeveria federale, tha ekipi i tranzicionit.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 389,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe një këshilltar i lartë i zotit Biden tha të premten se numri i vdekjeve mund të arrijë në 500,000 deri në shkurt.

Joe Biden ka premtuar të bëjë më shumë sesa Presidenti Donald Trump për të frenuar virusin dhe për të kryer 100 milionë vaksinime gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.

Të fundit

Veliaj inspekton punimet tek konviktet: Ata të “tramit” duan të ndalin punën, s’e ndjekin dot hapin tonë

Konviktet e studentëve të Universitetit të Mjekësisë do të jenë gati në vitin e ri akademik, me kushte më...

Bllokohet njëra anë e lëvizjes së automjeteve në rrugën e Arbrit, shkak rënia e dherave

Një masiv dheu i cili ka rënë në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar probleme në këtë aks rrugor. Sipas informacioneve, mësohet se rruga e...

Besnikët në një lidhje, u përkasin këtyre shenjave të horoskopit

Ndersa disa shenja të horoskopit e pëlqejnë flirtimin, disa janë shumë besnike ndaj partnerëve të tyre. Shenjat më besnike të horoskopit, vijojnë si më poshtë: Binjakët Binjakët...

Ishte porositur nga Gaddafi, del në shitje makina legjendare (FOTO)

Makina legjendare, Maybach 57S Coupe e prodhuar për diktatorin libian Muammar Gaddafi, ka dalë në shitje përmes faqes holandeze për makina “Autoleitner”, me çmim...

Kreativiteti s’ka të ndalur, xhinse të ngrira për të zënë vendin e parkimit

Kreativiteti nuk ka të ndalur edhe në këto ditë të ftohta që e kanë përfshirë SHBA-në e në veçanti Chicagon. Një burrë kishte gjetur një...

Lajme të tjera

Web TV