Zgjerimi me 12 milje në Jon, Dendias :Greqia detyrohet nga e drejta europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias teksa diskutohet për zgjerimin me 12 milje në detin Jon ka deklaruar se vendi i tij në këtë drejtim detyrohet nga e drejta europiane.

Dendias thotë se Greqia në çdo diskutim me një vend të tretë, jashtë BE, si Shqipëria apo Turqia është e detyruar të diskutojë e negociojë mbi bazën e ‘’acquis’’ europiane.

Ekzaktësisht Dendias iu referua “Konventës për të drejtën e Detit” që çdo vend ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje në ujërat territoriale, teksa për këtë Shqipëria e Greqia do e çojnë çështjen në Gjykatë Ndërkombëtare.

“Ka kuptim që debati të futet në çështjen më të gjerë të eksplorimit. Këtë e them që dhoma ta dëgjojë, por ua them kryesisht bashkëbiseduesve tanë të huaj. Unë e thashë atë në Romë dhe Lisbonë me rastin e marrjes së Presidencës Evropiane. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit është pjesë e ligjit tonë kombëtar por është gjithashtu një ‘acquis evropiane’. Greqia në çdo diskutim me një vend të tretë, jashtë BE-së, është e detyruar nga ‘acquis evropiane’ pasi BE-ja në tërësi është e lidhur. Kjo është e vetëkuptueshme. Kjo mund të mos kuptohet plotësisht nga disa jashtë dhomës. Ky term lidh BE dhe shtetet e saj kur negociojnë me vendet e treta“, tha Dendias.

Të fundit

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Lajme të tjera

Web TV