Këngëtari i njohur Genc Salihu i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Shiko kush luan’ ka habitur të gjithë me përgjigjet që ka dhënë. Në një prej sfidave, Gencit iu risoll në vëmendje roli i tij në filmin “Martesa” ku ai është puthur në buzë me një mashkull, skenë e cila është komentuar shumë nga mediat.
I pyetur se me cilin mashkull tjetër të famshëm shqiptar do të ripërsëriste atë skenë, Genci tha emrin e Ledri Vulës pa u menduar shumë.
Ndërsa ndër të tjera ai tregoi se vite më parë ishte shumë i dashuruar me fizikun e këngëtares Ledina Çelo dhe do të donte një skenë erotike me të.