Klubi verilindor hedh poshtë zërat për shkarkimin, Kukësi rikonfirmon trajnerin Hallaçi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Klubi verilindor hedh poshtë zërat për shkarkimin e ish-kapitenit, i jep votëbesimin. Përtej paraqitjeje të kënaqshme në turet eliminatore të Ligës së Evropës dhe një nisjeje të mirë të sezonit, gjërat në kampin e Kukësit nuk kanë shkuar edhe aq mirë së fundmi. Dhe pas humbjes minimale të premten kundër Vllaznisë është lëkundur edhe stoli i trajnerit Rrahman Hallaçi. Megjithatë, klubi verilindor ka deklaruar se ai do të vazhdojë të mbetet në postin e trajnerit.

Duket se nuk po ka qetësi në kampin e Kukësit. Humbja minimale e pësuar të premten në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë Superiore ka bërë që të lëkundet seriozisht stoli i trajnerit Rrahman Hallaçi. Por, nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi verilindor mohon se Hallaçi do të largohet nga drejtimi i skuadrës. Kukësi njofton se ish-kapiteni, do të vazhdojë në drejtimin e ekipit dhe po punohet për përforcimin e skuadrës në merkaton e janarit.

Në komunikatë thuhet se Hallaçi ka besimin e klubit dhe gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë që po kalon skuadra. “Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën, – thekson ndër të tjera komunikata e Kukësit, që më tej sqaron “Skuadra zhvillon të dielën stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi.”

Ish-kapiteni zëvendësoi në stol trajnerin Skënder Gega, të larguar në ditët e fundit të dhjetorit, por Kukësi vazhdon që mos marrë pikë në kampionat, që nga ai barazim pa gola i 23 dhjetorit me Tiranën, ndërsa nuk e shijon fitoren prej 6 ndeshjesh tanimë, ose që prej më tepër se 5 javësh. Verilindorët ndajnë vendin e 6-të dhe të 7-të me Kastriotin, me nga 17 pikë, plot 15 pikë pas Vllaznisë kryesuese.

Të fundit

Masat anti-Covid/ Shqipëria mbyllet 10 orë, mësim online në 10 qytete

Shtimi i rasteve të të infektuarve me koronavirus ka detyruar Komitetin e ekspertëve që të ndryshojnë fashën e orareve....

Reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Margarita Kola, avokate

Avokatia e njohur Margarita Kola do jetë e ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV. Kola do...

Kosovë: Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale në Kosovë

Dialogu me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale. Analistët thonë se partitë politike duhet ta dinë se dialogu me Serbinë do...

Nga Roland Qafoku/ Ilir Adili, një jetë e papërfunduar

Nga Roland Qafoku Nuk e besoj. Jo. Kurrë. As unë, as miqtë. Familja e tij, jo e jo. Miku ynë i mirë Ilir Adili nuk...

11 shkurt 2013/ Benedikti XVI, Papa i 265-të i Vatikanit dha dorëheqjen

Në 11 shkurt 2013 Papa Benedikti XVI njoftoi dorëheqjen nga Papati. Ishte gati në fund të vitit të tetë të papnisë së tij. Tërheqja...

Lajme të tjera

Web TV