Kryeministri Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Gaboi, nxorri nga konteksti atë që thashë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shqetësimit të ambasadës franceze në Tiranë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet nëpërmjet një mesazhi me qytetarë në rrjetet sociale, dukle theksuar se nuk ka sulmuar asnjë aleat e aq më pak Francën.

Pavarësisht se njeh kontributin e BE-së në Shqipëri për 30 vite, kryeministri Edi Rama thotë se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë për vaksinën.

Madje, Rama shkon më tej kur thotë se ambasada franceze gaboi duke e nxjerrë nga konteksti atë që kishte thënë.

Reagimi i plotë i Ramës:

“Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet.

Une kam folur per nje çështje konkrete ne nje situatë konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton!

Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Lexo edhe :  Ministrat e jashtëm të G7 për Ballkanin: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.”, shkruan kryeministri.


Të fundit

Vrau shokun e tij mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Mehmet Qemës. Marjus Dema është paraqitur në polici. Po ashtu eshte vetëdorëzuar...

Viktima dhe autori i vrasjes në Tiranë miq të shqiptarit që vinte në rresht ushtarët grekë, momenti kur përmendte emrat e tyre (Video)

Shqiptari, i cili alarmoi autoritetet greke të ushtrisë teksa detyronte ushtarët të përmendnin emrin e moderatorit “Meriton Mjekiqi”, ishte edhe mik me viktimën dhe...

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”/ Zbardhet dëshmia e pasagjerit që ndodhej në ‘BMW me Bledar Birçaj!

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”. Kjo është dëshmia e pasagjerët në makinën BMW, ndaj të cilës një ditë më parë u qëllua me...

Sulm me armë në një shkollë/ Humbin jetën 8 nxënës dhe 1 mësues, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Rusi, ku 8 nxënës kanë mbetur të vrarë dhe një mësues. Ngjarja ndodhi pas një...

Mbi 90 kg drogë përmes Liqenit të Shkodrës/ “Shqiponjat” arrestojnë 32-vjeçarin e shpallur në kërkim (Video)

Mervis Hysja, 32 vjeç ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për një episodë të trafikut të drogës...

Lajme të tjera

Web TV