Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri.

Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër të tjera thuhet se biznesmeni italian kishte marrë me qira një automjet tip “Skoda” në Aeroportin e Rinasit dhe rreth tij nuk më asgjë.

“La Nazione” shkruan se automjeti është gjetur i djegur në Gjegjan të Pukës, ndërsa brenda makinës janë gjetur materiale që dyshohet të jenë mbetje njerëzore.

Davide Pekoreli, i cili zotëron një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.

Mësohet se ai është një sipërmarrës ku përtej hotelerisë ka investuar edhe në sektorin e estetikës, ku ka hapur disa parukeri në Milano. Ndër të tjera thuhet se Pekoreli ka investuar dhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një shqiptare.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim. Policia ka njoftuar familjarët e tij duke kërkuar të dhëna plotësuese.

Ai mbërriti në Rinas në 7 janar, dhe mandej mori me qira një automjet tip “Skoda”, por fati i tij mbetet ende mister.

Ajo që familjarët shpresojnë është që ai të ketë humbur qëllimisht gjurmët, pasi mund të ketë qenë në ndjekje nga dikush që mund të ketë dashur ta dëmtonte.

Ata janë në pritje të testit të ADN-së që mund të hedhë dritë mbi historinë dramatike.

Të fundit

Kushi: Vëmendje për monitorimin e mësimit online dhe respektimin e masave

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas sugjerimeve të Komitetit teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit “online”, së bashku...

Infermierja merr dozën e dytë të vaksinës, pëson paralizë

Një ngjarje e rëndë dhe e frikshme ka ndodhur në Greqi, në Konfurz, ku një infermiere ka pësuar paralizë pasi ka marrë dozën e...

Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim flet për një emër tjetër: Mund ta them në fund të ditës së sotme

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët edhe për apelin e saj që partitë politike të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet...

Makina përplas tre fëmijë në Korçë, po ktheheshin nga shkolla me nënën 

Tre fëmijë në Korçë kanë shpëtuar fatmirësisht pasi një mjet i ka marr përpara, në momentin që po kalonin rrugën. Fëmijët kanë qenë duke u...

Restorantet në Evropë, ndër sektorët më të prekur nga pandemia

Sektori i shërbimeve, baret dhe restorantet janë goditur rëndë nga pandemia, ndonëse qeveritë po mundohen të planifikojnë një rihapje të sigurt të tyre. Situatat mbetet...

Lajme të tjera

Web TV