Moto GP, Çabati i “Dukati”-t thumbon rivalët: Pa Mark Markezin “Honda” nuk fiton dot

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtori i “Dukati”-t, Paolo Çabati, përpara nisjes së Botërorit të 2021-shit, në Moto GP, ka sulmuar “Hondën”, duke vënë theksin se, pa Mark Markez, skuadra japoneze nuk fiton dot. Ndërsa ka deklaruar se “Dukati” i këtij sezoni është më i mirë se ai i vitit të kaluar. Ishte një nga debatet më të mëdha të Kampionatit Botëror të Moto GP-së para-sezonit 2020, beteja e ashpër dialektike që drejtuesit kryesorë të “Dukati”-t dhe “Hondës” bënë për sukseset e fundit të fabrikës së japoneze në nivelin më të lartë. Një debat që duket se dëshiron të rindezë markën nga Bolonja nëse marrim si referencë fjalët e fundit të Paolo Çabatit në “’Speedweek”.

“Kur them Mark Márkez, duket sikur ne po flasim për një pilot të jashtëzakonshëm, – ka deklaruar drejtuesi i skuadrës italiani. – Unë nuk dua të zhgënjej askënd te “Honda”, por mendoj se sezoni 2020 ka treguar se Mark Márkezi ka sjellë një ndryshim të madh te skuadra japoneze. Nuk mund të mohohet se Marku ka qenë e vetmja figurë kryesore te “Honda” gjatë 6 ose 7 viteve të fundit.” Më pas ai nënvizon fundin e mirë të sezonit, që Áleks Márkezi dhe Stefan Bradli kanë pasur me motorin “RC213V” dhe paraqitjet e mira të Taka’aki Nakagamit, teksa thotë: “Në 2020 Nakagami ka qenë piloti më i mirë i “Hondës” në shumicën e kohës.”

“Aleks Márkezi është paraqitur mirë në pjesën e tretë e të fundit të sezonit, – ka vijuar ai. – E njëjta gjë vlen edhe për Stefan Bradlin, i cili u bë gjithnjë e më i fortë në fund të sezonit.” Drejtori sportiv i “Dukati”-t ka bërë autokritikë në lidhje me paraqitjen e motorit “Dezmosediçi GP20”, duke deklaruar se epidemia e virusit korona i pengoi teknikët e komanduar nga Xhixhi Dal’Inja të përsosnin përmirësimet që ata kishin menduar: “Për shkak të mënyrën se si është ndërtuar motori ynë, ne kemi vuajtur pak më shumë nga gomat e reja të pasme sesa rivalët tanë, gjithashtu edhe “Jamaha” dhe “Suzuki”, – ka thanë Çabati.

Lexo edhe :  Kastrioti / Ndreu, apel gjyqtarëve, i druhet teorisë së kompensimit

“Por unë nuk dua të mohoj rezultatet e tyre, sepse ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, – ka vijuar ai. – Ne thjesht nuk patëm kohë t’i zhvillonim idetë tona të reja sa duhet në praktikë, t’i vinim në provë dhe vetëm pastaj t’i aplikonim në gara. Kur bëmë garën e parë në Herez, pilotët tanë nuk kishin qenë në motor që nga testi i Katarit, pra, prej 5 muajsh. Përveç kësaj, inxhinierët tanë ishin larguar nga zyra jonë qendrore për javë të tëra për shkak të karantinës”. Por Paolo Çabati dërgon një mesazh optimizmi te tifozët, duke deklaruar se “Dezmosediçi GP21| do të jetë një motor shumë më i ekuilibruar dhe i përshtatur me gomën e pasme “Michelin”, që do të lejojë Xhek Millerin, Peko Banjajan dhe Johan Zarkonë të luftojnë për podiume.

Të fundit

Balla takim me gra dhe vajza në Prrenjas: Nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Prrenjas që mund t’ja besojë votën Monika...

Gjatë një takimi të ngushtë me gra e vajza të Prrenjasit Drejtuesi Politik i PS për Elbasanin Taulant Balla...

Si rrallëherë, Yuri Kim publikon foto me mbesat e saj, ka një mesazh për të gjitha gratë

Si rrallë herë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar një foto familjare. Në ditën e 8 Marsit, Kim ka pozuar me mbesat e...

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare”/ Papa Francesku i dërgon telegram Presidentit Meta nga qielli

Papa Francesku i ka dërguar një telegram Presidentit tё Shqipёrisё Ilir Meta. Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si...

Një grua vdiq pas dozës së parë, Austria pezullon vaksinën e AstraZeneca

Agjencia Austriake e Shëndetësisë ka deklaruar sot pezullimin e përkohshëm të vaksinimit me AstaZeneca. Ky vendim është marrë nga autoritetet e Austrisë pasi një grua...

E lagu me benzinë dhe i vuri flakën/ Dalin pamjet tmerruese të sulmit ndaj 54-vjeçares në autobus

Disa imazhe të pubikuara kanë kapur momentin kur një grua është ndezur në një ‘top zjarri’ në një autobuz në periferi të Parisit kur...

Lajme të tjera

Web TV