Rejhan Bellani, 14-vjeç, ka mahnitur jurinë suedeze të spektaklit që zbulon talentet e reja në muzikë. 14-vjeçari nga Kosova ka marrë pjesë në kompeticionet artistike për fëmijë në Suedi, ku zëri i tij ka spikatur që në moshë të vogël.
Rejhan, ndihet krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe do t’i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por ka shumë talente ndërkombëtare.
Më poshtë mund të dëgjoni performancën e dhuruar nga Rejhan.