Aventurë e re në Kroaci, “ish”-i kuqezi, Paolo Tramezzani, trajneri i ri i Hajdukut të Splitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren kuqezi merr drejtimin e klubit të njohur kroat. Ai ishte një nga elementët më të rëndësishëm të stafit teknik, të drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, që e udhëhoqi Shqipërinë drejt pjesëmarrjes për herë të parë në fazën finale të një veprimtarie madhore sportive, siç ishte Evropiani i 2016-ës në Francë.

Dhe tanimë, pasi ka patur disa përvoja përgjatë këtyre viteve të fundit, Paolo Tramezzani është emëruar trajneri i ri i një klubi të njohur në Ballkan, siç është ai i Hajdukut të Splitit. Ish-ndihmësit të De Biazit në stolin e Shqipërisë gjatë viteve 2011-2016, i është besuar kështu drejtimi i klubit të dytë më të suksesshëm në Kroaci. 50-vjeçari ka firmosur kontratë deri në qershor të 2022-shit.

Lajmi u konfirmua nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa mësohet se italiani ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me klubin e famshëm kroat, por me mundësinë vijimit të bashkëpunimit edhe për një tjetër vit nëse rezultatet do të jenë pozitive. Pasi u largua nga stafi i Kombëtares kuqezi. Tramexani ka punuar më pasi si trajner i parë si skuadrës së Luganos dhe Sionit në Zvicër.

Por edhe i Apoelit të Nikozisë në Qipro, ku fitoi edhe titullin, si dhe në Serinë B të Italisë me Livornon. Tanimë ai do të provojë aventurën kroate në drejtimin e Hajdukut, me objektivin për të thyer dominimin e Dinamos së Zagrebit dhe për të rikthyer titullin në Split, trofe që mungon prej vitit 2005. Aktualisht, skuadra bregdetare dergjet në vendin e 5-të të renditjes, me 17 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje, por plot 16 pikë pas Dinamos kryesuese.

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV