Deklarata bombë: Vaksina anti-covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Jemi në një periudhë kur vaksina kundër covid-19 po kërkohet nga të gjitha vendet e botës.

Mirëpo, një rabin ortodoks  ka shokuar me deklaratën e tij se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në prirjet seksuale të njerëzve.

Rabini Daniel Asor, i cili ka një numër të lartë ndjekësish në rrjete sociale ka deklaruar se: “Vaksina e Covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë”.

Një media izraelite raportoi se Daniel Asor gjithashtu deklaroi se përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz ishin pjesë e një ‘qeverie dashakeqe’, e cila po përpiqet të ndryshojë botën.

Deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e covid lidhet me homoseksualitetin dhe bie në kundërshtim me thirrjet e tjera të Daniel Asor, i cili i kërkonte njerëzve që të vaksinoheshin.

Sipas Independent,  Daniel së fundmi  ka thënë se: “Çdo vaksinë është bërë duke përdorur një substrat embrional dhe ne kemi prova se shkakton prirje të kundërta. Vaksinat merren nga një substrat embrional, dhe ata e bënë këtë edhe këtu, kështu që kjo mund të shkaktojë prirje të kundërta”-për të cilën i referohej homoseksualitetit.

Të fundit

Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra...

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është ajo që pritet të thotë...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Lajme të tjera

Web TV