Dropulli grek apo shqiptar? Plas “sherri” mes deputetes së PS-së dhe gazetarit Marin Mema (Dokumentari dhe debati i plotë)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ditë më parë në Top Channel u transmetuar dokumentari i radhës i “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema. Shtrohej pyetja nëse Dropulli ishte grek apo shqiptar, duke iu referuar regjistrave të vjetër osmanë në vitet 1500, ku ekzistonin disa mbiemra si Gjoni, Gjini, Çuni etj.

Në dokumentar flasin edhe historianët Ferit Duka e Pullumb Xhufi që shpjegonin më tej regjistrimet osmane të shekullit të XVI-të. Por kaq ka mjaftuar që pas transmetimit të niste një debat në rrjetet sociale mes deputetës së PS-së në Gjirokastër, Artemis Malo, që është me prejardhje nga minoriteti grek dhe autorit të programit, Marin Mema. Reagimi i parë erdhi nga deputetja Malo, e cila përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook ka fshikulluar gazetarin e Top Channel.

“Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË,  e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!!”, shkruan Malo ndër të tjera.

Më pas ka ardhur një përgjigje e gjatë nga vetë gazetari Mema.

“Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike. Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim”, shkruan Marin Mema.

Por më pas deputetja e PS-së i është kundërpërgjigjur përmes një reagimi tjetër në faqen e saj.

“Unë dhe të gjithë banorët e Dropullit, apo të krejt Qarkut Gjirokastër, reagojmë pikërisht për të kundërtën e sulmit tënd! Jemi shqiptarë, më shumë se ty! Thërrasim për bashkim dhe harmoni! Lutemi për dashuri dhe përqafim! Nuk shkojmë me kamera të fshehta askund! Nuk hapim çështje pa asnjë kuptim në epokën tonë kurrë! Jemi shqiptarë dhe jetojmë dhe japim kontribut në këtë vend!”, shkruan Artemis Malo.

Reagimi i pare i Artemis Malos

Me shumë keqardhje nis këtë status të gjatë sot, e lutem gjeni pak minuta më lexoni deri në fund për rëndësinë që ka! Dëgjuam “ emisionin” me refrenin e përsëritur me frazat:
-“ Regjistri Osman ishte “ i saktë” në Shqipëri!!
-Toka dhe popullsi shqiptare, greke e vllahe në Shqipëri!!
-Emra, mbiemra dhe fise të ndryshme në Shqipëri, Arbëri!!
-Prejardhje të ndryshme, në rajon minoritar ndër periudha te ndryshme!

Ç’është kjo histori e stër-përsëritur nga pseudo- patriotë që e përdorin pseudo ndjenjën patriotike për protagonizëm dhe famë!! Në kurriz të kujt, në emër të kujt, për çfarë kjo propagandë!! ?? A thua se NE kemi jetuar ndër vite të ndarë me mure hekuri dhe nuk u njejtësuam kurrë nën emrin e një Shqipërie! Nuk jetojmë e jetuam ndër shekuj në këto treva me po këto fise, parardhës e pasardhës vallë ?!! E deri më sot tokën ku banojmë, investojmë, rritemi e plakemi nuk e quajtëm Shqipëri, e nuk njohëm kufijtë! Mjaft më, me këto histori mbi histori, nga çdo historian e klanexhi! Historia është e jetuar dhe jo gojëdhënë!

Regjistrat tanë nuk i kanë shkruar pushtuesit shumëvjeçar, e nuk e lejojmë kurrsesi të quhen bazë e saktë! REGJISTRIMI DHE SAKTËSIMI I POPULLSISË SHQIPTARE ËSHTË KRYER NË 1920-1930, në shqiptarë dhe shqiptarë me prejardhje ndryshe! Ne jemi të gjithë shqiptarë, të lidhur e të bashkuar në harmoni gjithë kohës! Nuk na ndau kush në 9 minoritete për arsye të qëllimshme! Kjo është prejardhja tonë dhe jemi krenarë e shumë të pasur! NE, minoritarët e Shqipërisë, NE, shqiptarët e kësaj toke, kemi dy histori të dy shteteve tona amtare, dy tradita, dy gjuhë, dy mundësi!!I kemi nga dy të gjitha, sepse na bekoi Zoti, e na fali vëllezër motra në të dy shtetet! Por, jooo askujt nuk i lejohet të keqpërdori historinë sot sipas aferave personale!! Mjaft meë!! Detajet janë të shumta për të interpretuar në dy këndvshtrime!! Por arsyen përse?!

Çfarë do të ndryshonin këto pseudo analiza sot!! Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË, e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet.

Kundërpërgjigjja e Marin Memës

Nuk më pëlqen tu kushtoj rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, pa njohur e kuptuar, pa shfletuar e menduar, por kur këta i paguajmë me taksat tona e kam të vështirë të hesht.Sapo lexova një hartim nga një zonjë deputete e Kuvendit të Shqipërisë e cila qënka shqetësuar për dokumentarin e transmetuar dje për Dropullin. Por pse vallë?

Lexo edhe :  Ambasadorja Kim tregon detaje nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan: 6 mijë trupa ushtarake do jenë në Shqipëri. Punë e ngushtë me aleatët

Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?

Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy doktorë profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !!

E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë.

Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme. Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë. Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.

Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zones tuaj dhe halleve të banorëve të saj.

PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve.

Reagimi i dytë i Artemis Malos

Mesazhi im , për njerëzit që dua fort, që kam një jetë që e ndaj me ta, u interpretua siç e deshi “ dora e ngrohtë” e gjithë tufës anonime në rrjetet sociale të këtyre “ shkrimtarëve” dhe “protagonistëve”, që e quajnë reklamë çdo lëvizje të vetën! Nuk vuajmë të gjithë për famë, as jemi këtu për të bërë emër protagonistash! Puna që bëjmë nuk ka target këdo, ka qytetarët dhe mirëqeverisjen! Nuk shkruajmë për medalje në gramatikë, se shyqyr Zotit as e mendojmë kurrsesi një mangësi të tillë! Mblidhe tufën e komenteve, e më lexo ti mua!! Nuk të përmenda as emër as origjinë! Lexo përmes rreshtave!

Unë dhe të gjithë banorët e Dropullit, apo të krejt Qarkut Gjirokastër, reagojmë pikërisht për të kundërtën e sulmit tënd! Jemi shqiptarë, më shumë se ty! Thërrasim për bashkim dhe harmoni! Lutemi për dashuri dhe përqafim! Nuk shkojmë me kamera të fshehta askund! Nuk hapim çështje pa asnjë kuptim në epokën tonë kurrë! Jemi shqiptarë dhe jetojmë dhe japim kontribut në këtë vend! Nuk më prish punë as mua, as Gjirokastritëve, minoritarë apo jo, e askujt, një njeri që hap tunele për hesap të vet! Ne do të jemi përherë urë lidhëse, e do të shtojmë vlerat shoqërisë, përherë e më shumë!Tung!

Të fundit

Thellohet skandali/ Abuzimi i 89-vjeçares nga nipi ndodhi më 11 janar, i biri e mbajti të fshehtë

Dy ditë pas arrestimit të Saimir Meçanit 36 vjeç, i cili akuzohet se dhunoi fizikisht dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare,...

E pazakontë/ Në këtë qytet është e ndaluar të infektohesh me Covid-19

Në një qytet në rajonin e Sardenjës në Itali, është i ndaluar infektimi me koronavirus, në bazë të urdhrit të kryetares së bashkisë. Arsyeja e...

Alimehmeti: Kanë ndryshuar simptomat e COVID! Temperaturat e ulta sollën rritjen e rasteve

Përqindja e pozitivitetit në rastet e testuara gjatë kësaj jave ka shkuar nga 24-28% dita ditës. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se një ndër arsyet...

Papa Françesku merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Papa Françesku ka përmbyllur procesin individual të vaksinimit ndaj COVID-19. Mediat e huaja raportojnë se Papa sot ka marrë edhe dozëne dytë dhe të...

Yuri Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV