“Ia arritëm kësaj dite që nuk u sëmurëm deri më sot”, Vaksinohen mjekë e infermierë në Pediatrinë infektive

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se ka arritur në 447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës që janë sot “më të mbrojtur nga koronavirusi i rrezikshëm”.

Manastirliu thekson se do të vijohet me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Kuli tha se ishte e emocionuar për vaksinimin sot, ndërsa zbuloi se në pavionin Covid të Pediatrisë Infektive nuk ka pasur deri tani asnjë personel të infektuar me koronavirus.

 

Gjeorgjina Kuli: E di që kemi emocione? Ku di unë që ia arritëm kësaj dite që nuk u sëmurëm deri më sot. Duket sikur po shkojmë drejt finishit.

E kemi ndjerë veten shumë më të lirshëm që kemi pasur mbështetjen tuaj që s’kemi nguruar të marrim dy herë, është gjë e madhe ajo, kërko këtë, bëj këtë, duam këtë ilac, hap këtë derë mbyll këtë mur. Edhe në kushtet që na doli një pavion “out” nga tërmeti. S’kemi asnjë infeksion, infektim brenda pavionit, pavion covid-i. Kështu që gjithë këto janë punë, bashkëpunim i madh me ju e suporti që kemi pasur.

“Sot po vaksinohen 42 mjekë, infermierë të pavionit Covid të Pediatrisë dhe të spitaleve COVID. Përgjatë gjithë javës së shkuar, ku ne kemi filluar planin tonë të vaksinimit me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe disa qyteteve përreth. Janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se vaksinimi do të vijojë, duke u intensifikuar jo vetëm për personelin e spitaleve Covid, por edhe për linjën e parë të mjekëve në shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit, si edhe vaksinimi i kombinuar me të moshuarit e Shtëpive të të Moshuarve. Manastirliu deklaroi nga Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.

Lexo edhe :  KQZ ndan fondet për partitë, ja sa lekë përfitojnë PS, PD dhe LSI

“Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarve në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.

Të fundit

Bllokohen 60 alpinistë në malin e Murganës, shpëtohet 17-vjeçari i goditur nga një shkëmb dëbore

Një grup alpinistësh që po ngjiteshin në malin e Sotirës të Dropullit janë bllokuar sot. Grupi prej 60 alpinistësh u...

“S’di të lexosh”, ish-deputeti sulmon Kryemadhin: Unë s’kam blerë doktoraturë, arritja jote e vetme “çizmja” kundër Ramës

Pas deklaratave tē dhëna dy ditë më parë në adresë të tij nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sot ish-deputeti i LSI-së,...

Shteti që “refuzon” vaksinat kundër Covid-19

Qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi është “çliruar” nga koronavirusi. Kjo është arsyeja kryesore që qeveria në këtë vend nuk ka marrë asnjë...

Luana Vjollca nis pushimet, “i vë flakën” rrjetin me bikini (Foto)

Moderatorja shqiptare ka vendosur të pushoj disa ditë. Në Instagram, ka publikuar fotografinë në të cilën shihet se ka pozuar nga plazhi. E veshur në bikine,...

Sa minuta i nevojiten femrës të arrijë orgazmën? Studimi i ri zbulon të vërtetën

Një studim i ri edhe njëherë ka zbuluar që femra më shumë kënaqet në seks, nëse mashkulli e përjeton seksin si maratonë dhe jo...

Lajme të tjera

Web TV