Investimi në sistemin e kanalizimeve në Librazhd/ Balla: Qyteti do të ketë rrjetin më modern

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra pa nga afër punimet që po kryhen për sistemin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm në Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se sistemi i vjetër i kanalizimeve ishte kthyer në një minë me sahat, jo vetëm sa herë binin shirat, por një rrezik akut ndotjeje dhe semundjesh ngjitëse.

Sipas Ballës, falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Librazhd – Edhe pse me temperatura tejet të ulëta, po punohet në sistemin e ri të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm, në të cilat nuk ishte investuar prej kur Librazhdi filloi të ngrihej si qytet. Sistemi i vjetër i kanalizimeve ishte kthyer në një minë me sahat, jo vetëm sa herë binin shirat, por një rrezik akut ndotjeje dhe semundjesh ngjitëse. Falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza.

Këto kanalizime janë investimi më i madh i kryer në qytetin tonë, duke kërkuar shtrirjen e tubacioneve në rrugë dhe sheshe pallatesh, deri në çdo banesë. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, të gjitha hapsirat publike mbi tokë do të rishtrohen me asfalt dhe risistemohen me pllaka sheshet e pallateve. Më vjen mirë që banorët bien dakord se ky “operacion” në nëntokën e qytetit tonë ishte i domosdoshëm. Ndoshta edhe mund të jeni bezdisur nga punimet, por kjo ndërhyrje në rrjet ishte si një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Bashkë me drejtuesit e AKUM, KFW dhe kompanisë zbatuese pamë nga afër hapsirat publike dhe punën për sistemimin e tyre sipas standardeve. Cdo shesh dhe cdo rruge do te sistemohet.

Faleminderit Qeverive shqiptare dhe gjermane për mbështetjen👍🇦🇱🇩🇪🇪🇺

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Dita e fundit e fushatës, të dielën qytetarët i drejtohen kutive të votimit

Subjektet politike në Kosovë kanë kohë vetëm edhe sot të bëjnë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, fushatë...

“Mutacionet mund të shkatërrojnë çdo sukses”, Merkel: Është një dimër i vështirë, ja cili është qëllimi ynë

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundestag për të mbrojtur zgjatjen e masave kufizuese në të gjithë vendin deri në 7 Mars. Qeveria...

Shkodra nën ujë, situata përkeqësohet gjatë natës

Qarku i Shkodrës vijon të jetë në vështirësi, pasi ka një prezencë mjaft të lartë të ujërave si pasojë e reshjeve intensive. Në një...

Mister/ Zhduken vaksinat e Pfizer, policia nis menjëherë hetimet

Një shishkë e vaksinës së Pfizer është zhdukur në mënyrë të mistershme, nga një qendër shëndetësore në Peristeri të Greqisë. Çdo shishkë e vaksinës Pfizer...

“Kurrgjë nuk është bërë për veriun”, Rama kartolinë nga Tropoja: Do bëhet akoma më shumë

Edhe këtë mëngjes të premte kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditur me një tjetër mesazh për skeptikët të cilët mendojnë se...

Lajme të tjera

Web TV