Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Opozita fiton zgjedhjet vetëm nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Edvin Kulluri analizon situatën politike tre muaj përpara zgjedhjeve. Sipas tij, qeveria pas tetë vjetësh nuk ka bilanc pozitiv, por problemi qëndron se opozita është edhe me keq se qeveria. Kulluri madje deklaron se që opozita të fitojë zgjedhjet e 25 prillit duhet që të ketë si kandidat për kryeministër një emër tjetër dhe jo Lulzim Bashën. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri deklaron se fitorja e opozitës mund të vijë vetën nëse Lulzim Basha nuk do jetë kandidat për kryeministër dhe në vend të tij te jetw një emër konsesual dhe që krijon besim. Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në Hard Talk në FJALA WEB TV, Kulluri thotë se kjo duhet të bëhet se kuotat e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës janë të ulëta dhe fitorja është vënë në dyshim.

-Zoti Kulluri, nëse PD fiton zgjedhjet dhe Basha bëhet kryeministër a do kërkoni falje për të gjitha që keni thënë?

-Unë i kërkoj falje kujtdo ndaj të cilit kam bërë gabim. Gabimi është çështje morale nuk është çështje konjukture.

-A do i kërkoni falje apo jo Bashës?

Unë me modelin sharlatanesk të drejtimit të opozitës që mbase dhe mund të jetë në drejtim të qeverisjes nesër, nuk kam për të rënë kurrë dakord sepse është çështje parimesh dhe vlerash. Nëse opozita e sotme fiton zgjedhjet, që për mua do ishte çudi e madhe, për shkak se nuk qëndron mbi fondamentet mbi të cilat duhet të ishte e vendosur, morale flasim mbi të gjitha dhe politike, unë jo vetëm s’do kërkoj falje por fatkeqësisht do provoj tezën se do jetë një qeverisje e keqe. Për shkak se principet mbi të cilat është e bazuar kjo opozitë sot, që është mungesa e transparencës. Unë kërkoj falje kur e kam gabim. Pastaj nëse këtu fiton Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi kjo nuk është çështja ime dhe nuk mund të jetë qeveria që më përfaqëson mua për shkak të principeve për të cilat kam folur. Ti sot ke një opozitë së cilës i mungon transparenca, i mungon vendimmarrja demokratike, i mungon mbajtja e përgjegjësisë që ka principe qeverisjeje, dhe mbi të gjitha sot elita e PD ose ta themi troç kryetari i PD është pjesë e kësaj oligarkie politike, ekonomike, korruptive.

-Si e vërtetoni ju këtë?

-Nëse Shqipëria ka marrë këtë rrugë, nëse situata ekonomike është në krizë, dhe kjo ka prodhuar mungesë besimi që njerëzit po marrin valixhet po ikin, bizneset e familjes së zotit Basha shkojnë vetëm në rritje. Mjafton kaq për të kuptuar se për çfarë morali flasim për kryetarin e opozitës. Fakti ekziston përtej atij që e denoncon. Lulzim Basha duhet të hapë krahun për një kandidat tjetër për kryeministër që të bashkojë opozitën. Nëse PD do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit bashkë me aleatët e saj, për mua e vetmja zgjidhje është tërheqja e Lulzim Bashës.

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV