Këngëtarja e njohur shqiptare: Serbët më pushuan gjyshin nga puna, i kërkuan të ndryshonte historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë me revistën e famshme “Rolling Stone”. Këngëtarja ka përmendur dhe vendlindjen e saj Kosovën, ku ka treguar momentet e vështira që familja ka përjetuar gjatë luftës me Serbinë.

Ajo shprehet se gjyshi i saj i cili po shkruante një libër për gjithçka po ndodhte u pushua nga serbët sepse i kërkuan që të rishkruante historinë siç ata dëshironin.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij.

Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Revista gjithashtu ka dhënë informacione për gjyshin e Duas, historianit Seit Lipa i cili ka qenë edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Më tej këngëtarja ka treguar se pavarësisht faktit që familja e saj u shpërngul në Londër për t’i shpëtuar dhunës dhe ajo vetë lindi atje, që e vogël është rritur me idenë që Britania është vendi ku lindi, por rrënjët e veta kosovare u mban gjithmonë në zemër.

Të fundit

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur sërish. Ndryshe nga radhën e kaluar, kur PS...

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për nevojat urgjente të financimit afatshkurtër...

E rëndë/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Një 28-vjeçare në Britani, ka përfunduar në spital, pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një...

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës, e cila për të ulur...

Lajme të tjera

Web TV