Myslimanë dhe të krishterë luten bashkë për të sëmurët me COVID-19

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut, Kejp Taun, janë bërë bashkë myslimanë dhe të krishterë, krah për krah, dhe me duart e hapura drejt qiellit, për t’u lutur për pacientët me koronavirus dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Grupet fetare të të gjitha besimeve dhe prejardhjeve kanë marrë pjesë në lutje të përbashkëta jashtë spitaleve, si një mbështetje shpirtërore derisa një valë e dytë e pandemisë po bën kërdi në të gjithë vendin.

“Në rrethana normale çdo udhëheqës në këtë komunitet do të shkonte lirshëm në shtëpinë e një personi të sëmurë ose të pikëlluar”, tha pastori Gerhard de Vries Block i Kishës Protestante Evangjeliste.

“Por, për shkak të bllokimit nuk na lejohet ta bëjmë më atë”, tha ai.

Imami, Sheigh Salieg Isaacs, është lutur në hyrje të disa spitaleve.

“Tani për tani ne po i bëjmë lutjet vetëm në spitale. Por, po mendojmë të shkojmë së shpejti në bujtina dhe në disa shtëpi të pleqve”, tha ai për AFP-në.

Nisma është një mënyrë për të shprehur solidaritetin me pacientët që luftojnë vetëm me COVID-19, të izoluar nga familja dhe miqtë në pavijonet e spitalit.

“Punëtorët e vijës së frontit kanë nevojë për mbështetjen tonë. Ata kanë nevojë për lutjet tona po aq sa të sëmurët dhe të pikëlluarit”, tha de Vries Block.

Ndërsa Imami Isaacs tha se pjesëmarrësit të cilët personalisht njohin një pacient ose punëtor shëndetësor luten jashtë dritareve të tyre.

Çdo organizim është i kufizuar në 15 persona, me maska për fytyrë dhe distancim fizik. Vizitorëve të papritur u kërkohet të qëndrojnë në makinat e tyre.

Afrika e Jugut ka regjistruar shifrat më të larta në kontinent me koronavirus, me mbi 1.3 milionë raste dhe 37.000 vdekje të konfirmuara deri më tani.

Lexo edhe :  Mijëra euro kesh dhe 13 kg drogë, bien në pranga 3 shqiptarë në Itali

Vala e dytë e pandemisë filloi në dhjetor dhe karakterizohet me një variant të ri të virusit që besohet se është më infektues./rel

Të fundit

Manastirliu nga “Shefqet Ndroqi”: Brenda javës përfundon vaksinimi i stafeve mjekësore

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që të jetë pranë...

Jo vetëm burrat, gratë dehen me alkool dhe rrahin edhe njëra tjetrën

35 femrave iu është hequr patenta, por shumica e tyre kanë përfunduar në pranga pasi prej muajit nëntor janë konstatuar duke drejtuar makinën në...

Skandali me maskat/ Deputeti i njohur dorëzon mandatin

Skandali korruptiv me maskat në Gjermani sjell një tjetër zhvillim. Deputeti kristiandemokrat në qendër të kësaj afere, Nikolas Loebel, ka dorëzuar mandatin e tij...

Shtyhet mbledhja e PS-së për listën e kandidatëve për deputet

Mbledhja e Partisë Socialiste për listën e kandidatëve për deputetë është shtyrë. Mësohet se ishte parashikuar që të bëhej sot në orën 18:00, por është...

Detaje nga listat e PS-së/ Ja ku do ta çojë Rama Luljeta Bozdon

Janë zbardhur listat e Partisë Socialiste për zonën e Durrësit, Fierit, Beratit, Lezhws. Vetë Kryeministri Edi Rama do të jetë i pari i Durrësit, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV