Rama emëron Anastas Angjelin në krye të komisionit të Ekonomisë dhe Financave

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit Kryeministri Edi Rama, rivendos ekuilibrat në Partinë Socialiste, mes socialistëve të vjetër dhe prurjeve të reja që u promovuan gjatë 8 viteve të rilindjes. Një nga themeluesit e PS, Akademik Prof. Dr Anastas Angjeli, u emërua sot Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Angjeli është një nga ekspertët më të njohur të fushës së ekonomisë dhe financave, përveç kontributit prej tre deladash si politikan.

Anastas Angjeli, Prof. Dr.

Profesor në fushën e ekonomisë dhe të financës, me një kontribut të shquar, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990 me angazhimet e tij në politikë. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa mandate që nga 1991 në vazhdim, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe të Çështjeve Sociale.

Prof.Dr.Angjeli është themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve. Është afirmuar si një nga ekonomistët më të shquar, veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij i veçantë për reformën buxhetore e fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar (bankar dhe jo bankar), për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase e të huaja në Shqipëri, për zhvillimin e lirisë ekonomike, për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, për liberalizimin e integrimin e ekonomisë Shqiptare në atë rajonale dhe evropiane, gjatë periudhës së tranzicionit është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik vendas por edhe nga institucionet ekonomiko – financiare ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Ilir Adilit/ Banka e Shqipërisë: Sektori financiar dhe fusha e sipërmarrjes shënoi dje një humbje të madhe

Profesor Angjeli është autor dhe bashkautor i shumë artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, i disa librave universitarë dhe monografive.

Të fundit

“Përvëlohen për s*ks”/ Nuk do e besoni se kur e shijojnë më shumë marrëdhënien femrat

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja, ato që janë rreth...

Provimet, sezoni, mungesat/ Universiteti i Mjekësisë zbardh vendimin

Universiteti i Mjekësisë ka marrë vendimin për provimet online dhe në auditor. Sipas abc sezoni do të zgjatet 45 ditë. Studentet nuk do të...

Balla: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rritur prezencën e bizneseve gjermane në Shqipëri

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi sot një vizitë në fabrikën e montimit e aparateve mjekësore aerosol që...

Habit kryetari i komunës/ Lëviz me makinë 100 mijë euro: Çfarë të keqja ka?!

Kryetari i komunës së Mitrovicës në Kosovë, Agim Bahtiri lëviz me një makinë tip "Mercedes Benz Maybach", e cila kushton mbi 100 mijë euro. Bahriti...

Infeksionet kronike që mund të ndihmojnë mutacionet e Covid 19

Mutacionet Sars-CoV-2 mund të lindin në rastet e infeksionit kronik, ku trajtimi për një periudhë të zgjatur mund t’i sigurojë virusit me shumë mundësi...

Lajme të tjera

Web TV