Rama inspekton 14 shkolla e kopshte të reja në Kamëz: Mjediset me standardet më të mira europiane

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mjediset e shkollës dhe kopshtit “Halit Çoka” në Kamëz së bashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj.

Rama shkruan këto mjedise edukimi janë rindërtuar sipas standardeve europiane.

“Bathore, Kamëz – Shkolla dhe kopshti “Halit Çoka”, mjedise edukimi të rilindura me standardet më të mira europiane, pas tërmetit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, duke na bërë më të fortë në mbështetje të fëmijëve, mësuesve e prindërve. Në bashkinë Kamëz, janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, që po marrin jetë nga themelet, e që do t’ia ndryshojnë përgjithmonë faqen arsimit në këtë zone”, shkruan Rama.

Gjatë inspektimit të ambienteve Rama i ka këshilluar kryebashkiakut Rakip Suli që të rregullojnë dhe oborrin e shkollës.

“Që të mos i lëmë revolucionit asnjë presje, ky sheshi duhet sistemuar, një asfalt një sistemim të vogël të sheshit fol me kompaninë, të pastrohet të vënë dy shkallë aty dhe të bëhet shesh tamam. Jo po tha them unë”, i tha Rama kryetarit të bashkisë.

Ministri ahmetaj theksoi se vetëm në Kamëz janë 14 shkolla e kopshte të reja.

“Do ndërtohen gati 21 pallate, mbi 300 njësi individuale. Numri i shkollave kombinim nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët, shkon në 14 shkolla vetëm në Kamëz”, vijoi Ahmetaj.

Të fundit

Ishte porositur nga Gaddafi, del në shitje makina legjendare (FOTO)

Makina legjendare, Maybach 57S Coupe e prodhuar për diktatorin libian Muammar Gaddafi, ka dalë në shitje përmes faqes holandeze...

Kreativiteti s’ka të ndalur, xhinse të ngrira për të zënë vendin e parkimit

Kreativiteti nuk ka të ndalur edhe në këto ditë të ftohta që e kanë përfshirë SHBA-në e në veçanti Chicagon. Një burrë kishte gjetur një...

Shuhet legjenda e xhazit/ “Falenderoj te gjithë ata që më ndihmuan në rrugëtimin tim”

Legjenda e xhazit, Chick Corea vdiq në moshën 79 vjeç për shkak të një forme të rrallë kanceri që ishte zbuluar vetëm kohët e...

Lajme të mëdha nga Marsi, zbulohen gjurmë uji dhe…

Pikërisht në ditët kur disa sonda të reja arrijnë orbitën e Marsit, lajmi i zbulimit të gazrave të rinj dhe gjurmëve të ujit mbërrin...

101-vjetori i Tiranës kryeqytet/ Ekspozohen 60 fotografi të vjetra nga AQSH

Në kuadër të 101-vjetorit të Tiranës kryeqytet, në mjediset e kalasë së Tiranës janë ekspozuar për publikun 60 fotografi të vjetra nga AQSH, kartolina,...

Lajme të tjera

Web TV