Dinamo / Moriero: Ky, basti i jetës sime, suksesi arrihet me përunjësi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Françesko Moriero e pohon se Dinamo është basti i jetës së tij, për të ringjallur karrierën si trajner, teksa si futbollist mund të thuhet se e ka përmbushur misionin e tij, teksa ka spikatur si futbollist tek Interi i periudhës së “fenomenit” brazilian Ronaldo.

Duke folur posaçërisht për Fjala.al, ai rrëfen se ka patur vetëm dy përvoja më parë jashtë Italisë, një në Bregun e Fildishtë, ku ka fituar kampionatin dhe një tek Lugano në Zvicër. Këto kanë qenë dy përvojat e tij, prandaj ai thekson se kjo me Dinamon është një përvojë e rëndësishme.

Edhe pse kanë pak kohë në Shqipëri, Moriero dhe Mikoli kanë krijuar një ide, edhe pse minimale, të nivelit të kampionatit këtu. Trajneri i ri i bluve kryeqytetas e ka të qartë që pjesa në vazhdim e sezonit nuk do të jetë e lehtë, në kampin e Dinamos optimizmi është në nivele të larta si kurrë më parë.

– Je këtu prej afro dy javësh, pak a shumë… si e ke gjetur skuadrën?

– Kam gjetur një skuadër të predispozuar të punojë, me lojtarë punëtorë, një grup të shkëlqyer, një grup të fortë si teknikisht, ashtu edhe sa i përket karakterit. U kam shpjeguar se jam këtu për të vazhduar në rrugën që kanë nisur dhe për të shtuar diçka më tepër që është vizioni im për futbollin. Duke e ditur që vij nga një futboll ndryshe, jam unë që duhet të përshtatem sa më shpejt, të mësoj, sepse jam këtu për këtë përvojë, por, mbi të gjitha, për të mësuar, për ta pasuruar bagazhin tim teknik. Kështu që ata më janë vënë në dispozicion për të mësuar diçka ndryshe, por edhe unë jam në dispozicion të tyre për të mos tronditur asgjë, por për të shtuar diçka dalëngadalë.

– A ka nevojë Dinamo për lojtarë të rinj?

– Shiko, unë jam i lumtur me lojtarët që kam. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni presidentit. Sidoqoftë, di që presidenti dhe klubi po shohin rrotull, për ta përmirësuar edhe më tepër këtë grup. Por, edhe nëse kjo nuk ndodh, unë jam prapëseprapë i kënaqur, sepse kam vetëm 5-6 ditë që jam këtu dhe djemtë më kanë dëshmuar dëshirë të madhe dhe ajo, që unë u kam është që ajo që ata e kanë bërë shumë mirë gjatë pjesës së parë të sezonit, nuk them se duhet ta harrojnë. Por pjesa e mbetur do të jetë edhe më e vështirë, sepse do të jenë skuadra që do të duan të bëjnë një figurë të mirë përballë nesh dhe, për t’i fituar këto ndeshje, duhet të kesh përunjësi, sepse në futboll luhet me 11 kundër 11 lojtarëve dhe fiton ai që vrapon më tepër dhe që lufton më shumë në fushën e blertë.

Lexo edhe :  ‘Bullafiqi do të vdesë!”, Doktori i Maradonës nën hetim, zbardhet biseda me kolegun: A ndihet pulsi i tij?

– A është ky basti yt më i madh?

– Po, kam 12 vjet që e bëj këtë punë dhe kam patur vetëm dy përvoja më parë jashtë Italisë, një në Bregun e Fildishtë, ku kam fituar kampionatin dhe një tek Lugano në Zvicër. Këto kanë qenë dy përvojat e mia, por kjo është një përvojë e rëndësishme, sigurisht, dua të bëjmë mirë, sepse në futboll stërvitesh dhe luan për të fituar. Është një përvojë që, sipas meje, më ndihmon të rritem, sepse njoh një kulturë të re, njoh lojtarë të rinj, një lloj tjetër futbolli. Prandaj, për bagazhin e një trajneri, kjo është e rëndësishme.

– Në aq pak kohë sa jeni këtu, a keni parë ndonë video të ndeshjeve të skuadrave të tjera dhe a keni ndonjë ide, sado minimale, të nivelit të kampionatit këtu? Do të jetë e vështirë për Dinamon në pjesën e mbetur të sezonit?

– Kam parë disa ndeshje dhe është një futboll fizik, në të cilin vrapohet mjaft, luhet një për një dhe për këtë është një futboll i ndryshëm. Por e përsëris që ne jemi gati, sepse stërvitemi për këtë, por ka edhe skuadra të tjera të mira. Nuk jam dakord kur thonë se ky kampionat është një kampionat i lodhur, sepse, sipas meje, ka këtu lojtarë shumë të mirë, prandaj e dimë se me çfarë duhet të përballemi. Dhe e përsëris, që duhet të përballemi me përkushtim në punë dhe me përunjësi. Përunjësi nuk do të thotë të kesh frikë, por do të thotë që të përballesh me kundërshtarin me 100%-shin tënd.

Të fundit

E frikshme në Mirditë/ Shkëmbi shkëputet nga mali dhe përfundon në banesën e familjes

Pesë anëtarë të familjes Lesi në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë shpëtuan për mrekulli, pasi një shkëmb i...

Me Covid dhe në koma, takon foshnjën e saj 3 muaj pas lindjes

Një grua që lindi ndërsa ishte në gjendje kome pasi po luftonte me Covid-19 tre muaj pas lindjes, u kthye në shtëpi dhe takoi...

Basha si Berisha, premtoi pajisjen e çdo familje me kompjuter/ Rama: Zgjidhni të qeshni apo të qani

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me ironi ndaj kryedemokratit Basha dhe programit të arsimit që ai prezantoi ditën e djeshme. Ai...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Idajet Beqiri i ftuar në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

Avokati i njohur Idajet Beqiri në cilësinë e kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV