Djarmati sqaron merkaton e Vllaznisë: Presim Gjinon, Sise na pëlqen, Dunga e Hoxhaj nuk ikin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vllaznia kryeson renditjen e Superiores e shkëputur plot 9 pikë nga ndjekëset më të afërt dhe, natyrshëm, ka besim dhe entuziasëm në kampin shkodran në prag të ndeshjes me Bylisin. Drejtori sportiv Matko Djarmati ka dalë të martën para gazetarëve, jo vetëm për të folur për ndeshjen e nesërme, por edhe për merkaton e janarit.

“Jemi këtu me meritë, do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, – ka thënë ai. – Stafi teknik do bëjë këtë rrugë dhe më pas të shohim se ku jemi.” Në vijim, kroati ka folur gjerë e gjatë edhe për merkaton dhe afrimet e realizuara dhe ato të pritshme. “Po presim Klodian Gjinon, nuk ka mbërritur në Shkodër, deri në fund të ditës vjen, – ka thënë drejtori kuqeblu. – Ka luajtur me Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve.”

“Është një lojtar cilësor, – ka vijuar Djarmati. – Kemi parë 3-4 muajt e fundit që ka bërë mirë. Prezantimi do bëhet direkt. Kishim akord me një lojtar, doli në medie dhe në mes rrugës ndërroi mendje duke firmosur me ekip tjetër. Nëse nuk nënshkruajmë nuk është i yni. Sise ka cilësi shumë të mira. Por ai është “i varur” nga Dunga. Me gjithë këto burrokraci që ka në Afrikë mendoj se ai do vijë.”

“Ka aplikim për vizë pune në Shqipëri, – ka sqaruar zyrtari i klubit shkodran, duke folur për sulmuesin kenian”. “Dunga do rikthehet në Shqipëri, – ka vijuar Djarmati. – Klubi japonez kishte ofertë të mirë, ishin 3 kompani menaxhimi që kërkonin pjesën e vetë, ndaj ka dështuar. Kishim kontakte me klubin, është çështje e hapur por si fillim do kthehet në Shqipëri.

Lexo edhe :  Bayern Munich arrin rekordin e Barcelonës, mposht Tigres dhe shpallet Kampion Bote

Në fund, drejtori sportiv i Vllaznisë ka folur edhe për çështjen e Ardit Hoxhajt, të shumëpërfolur në merkato ditët e fundit. “Ka një kontratë 2 vite e gjysmë. Kush sjell një ofertë që bind klubin, do diskutojmë. Cilësia e grupit dhe klubit do rritet edhe nga shitjet. Lojtarët e kanë ëndërr të luajnë në një kampionat më të fortë se në Shqipëri. Ne do të mbrojmë interesat e klubit, që do të thotë do ketë shitje në momentin e duhur”, – ka përfunduar Matko Djarmati.

Të fundit

Stuhia e dëborës dëmton rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Balla ndjek nga afer punën e OSHEE në Elbasan

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar dëmtime të shumta edhe në rrjetin...

Shkroi “shes votën” në Facebook/ E riu e pëson keq, arrestohet nga policia

Reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të Kosovës. Në disa fshatra, banorët janë ankuar se e kanë pasur...

“Shën Valentin i rrallë”/ Rama publikon videon mahnitëse nga Tirana

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një video mahnitëse nga Tirana e mbuluar me dëbora. Krahas videos së postuar, kryeministri shkruan se...

Zjarri përfshin qendrën e vaksinimit, evakuohen personat në radhë

Një qendër vaksinimi kundër koronavirusit në Surrey të Britanisë së Madhe është përfshirë nga zjarri duke detyruar personat që ishin në radhë, duke pritur...

A do thyhet rekordi? Ja sa ka qenë temperatura më e ulët në Tiranë

Prej ditës së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga temperatura ekstremisht të ulëta, ndërsa qytete si Durrësi, Tirana dhe Berati janë zbardhur nga...

Lajme të tjera

Web TV