Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) e ka dënuar Rumaninë.

Gjykata me bazë në Strasburg më 19 janar vendosi që shteti rumun shkeli nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila përkrah “të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare” dhe urdhëroi vendin të paguante një total prej gati 26,000 euro si dëmshpërblim.

Ankuesit, të cilët kjo gjykatë i kishte emëruar si X dhe Y janë shtetas rumunë të cilët kanë lindur më 1976 përkatësisht 1982 dhe në lindje ishin regjistruar si vajza.

X u zhvendos në Britani të Madhe më 2014 dhe mori emrin e gjinisë mashkullore pasi gjykatat rumune refuzuan të ndryshojnë gjininë e tij.

Y u pajis me një kartë të re identiteti të Rumanisë më 2018 duke ia njohur gjininë mashkullore, por vetëm pasi iu nënshtrua operacionit vitin e kaluar.

ECHR tha përmes një deklarate se pavarësisht se këta persona nuk kanë dëshiruar t’i nënshtrohen operimit, gjykatat kombëtare rumune “i ballafaquan ata me një dilemë të pamundur: ose u duhej t’i nënshtroheshin operacionit… ose duhej të hiqnin dorë nga identiteti gjinor”.

Gjykata tha se qëndrimi i Rumanisë i vendosi ata në një situatë “poshtërimi dhe ankthi”./rel

Të fundit

Reshje dëbore dhe ulje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë ditën e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në...

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi të dënuarit me burg, vajza bën deklaratën e fortë: Mamaja është detyruar

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit. “Ka 16 vjet në Krujë,...

Edhe djalli mund të lexojë Biblën, por kjo nuk e bën djallin ëngjëll

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar më thupra...

Vlorë/ I vihet flaka furgonit që bënte transport ndërkombëtar udhëtarësh, ja çfarë dyshohet

Një furgoni i është vënë flaka gajtë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku...

Rrezikohej votimi për 700 mijë shqiptarë, gati shtyrja e vlefshmërisë së ID-ve

 Nga Fernada Cenko Qeveria po bën gati draft vendimin për të shtyrë afatet e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Kur na ndajnë 71 ditë nga...

Lajme të tjera

Web TV