Hyjnë në fuqi kriteret e reja për stacionet e qëndrimit në linjat e transportit ndërqytetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha subjektet për linjat e rregullta të transportit ndërqytetës duhet të pajisen pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Transportit Rrugor me autorizim për kushtet e reja të ndalesës në stacione gjatë itinerarit të udhëtimit. Udhëzimi i Ministrisë të Transporteve përcakton se pas marrjes të këtij autorizimi çdo operator është i detyruar të plotësojë kushtet për stacionet e qëndrimit.

Udhëzimi i ri pritet krijojë debate te operatorit, pasi ai rikthen një rregull të kundërshtuar prej tyre në 2016. Nëse një furgon i licencuar për transport të udhëtarëve, niset nga Tirana me pasagjerë drejt Elbasanit në kthim ai është i detyruar të mos marrë pasagjerë, nëse kjo linjë mbulohet nga transportues me seli në bashkinë ku ndodhet stacioni i qëndrimit.

“Akti nënligjor ndalon transportin e udhëtarëve nëpërmjet stacionit të qëndrimit, kur këto stacione përdoren si pika nisje dhe mbërritje. Subjekti lejohet të marrë udhëtarë në stacionet e qëndrimit vetëm për destinacionin final duke respektuar itinerarin e linjës të përcaktuar në licencë, kur shërbimi nuk mbulohet nga transportues me seli në bashkinë ku ndodhet stacioni”, thuhet në dokument.

Sakaq udhëzimi përcakton se ndalesat në stacionet e qëndrimit pranë autostradave dhe rrugëve interurbane kryesore të mos jenë më shumë se 5–10 minuta.

Udhëzimi

-Linja ndërqytetëse përfshin pikën e nisjes (vendi i nisjes), itinerarin, stacionet e qëndrimit dhe pikën e mbërritjes (vendi i mbërritjes).

-Transporti në linjat kryesore dhe ushqyese kryhet me ndalime në stacionet e qëndrimit të përcaktuara gjatë itinerarit të linjës për hipjen dhe për zbritjen e udhëtarëve.

-Pika e nisjes (vendi i nisjes) dhe pika e mbërritjes (vendi i mbërritjes) është qyteti qendër bashkie dhe/ose qyteti që është në përbërje të bashkisë.

– Subjektet e licencuar për shërbimin  e ndërqytetës të udhëtarëve, agjenci për transport udhëtarësh apo turistike, si edhe subjekte të tjera të interesuara që operojnë në zonë/pranë segmentit rrugor ku kalon itinerari i linjës (karburante, pika autoriparimi etj.), me kërkesë të tyre pajisen me autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sipas modelit në aneksin 3, pas konfirmimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për përmbushjen e kritereve/standardeve teknike të stacioneve të qëndrimit.

Lexo edhe :  Mirditë/ Dhunoi faturinon e një autobusi dhe i grabiti xhiron ditore, pranga 25-vjeçarit

– DPSHTRR-ja përcakton procedurat, kriteret, afatet dhe tarifat për lëshimin e autorizimit (sipas modelit në aneksin 3), për stacione qëndrimi ndërqytetëse Stacionet e fillimit, mbarimit dhe gjatë itinerarit të linjave ndërqytetëse ushqyese deri në 16 km, si dhe stacionet/terminalet e qëndrimit për hipjen dhe zbritjen e udhëtarëve të linjave ndërqytetëse kryesore, që ndodhen në territorin nën juridiksionin e një bashkie, caktohen dhe trajtohen nga bashkia përkatëse, duke pajisur me autorizim subjektet e licencuar për këto linja.

Kriteret e miratimit të stacioneve

  1. a) Stacionet e qëndrimit të jenë: i. në vende të përshtatshme, me hapësirë të mjaftueshme për hipjen dhe zbritjen e udhëtarëve, si dhe të pajisura me elemente sigurie dhe me sinjalistikën përkatëse; ii. pranë autostradave/rrugëve interurbane kryesore, sipas itinerareve të përcaktuar të linjave dhe ndalesat të mos jenë më shumë se 5–10 minuta.
  2. b) Nuk lejohet transporti i udhëtarëve të qëndrimit, kur këto stacione përdoren si pikë nisjeje dhe si pikë mbërritjeje.
  3. c) Përcaktimi i vendndodhjes së stacioneve të bëhet: i. bazuar në Manualin e Sinjalizimit Rrugor, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave ii. me grup pune, në përbërje të të cilit të përfshihen përfaqësues nga DPSHTRR-ja, ARRSH-ja, auditues të sigurisë rrugore të certifikuar, si dhe nga palët e interesit (bashki/ shoqata transporti).
  4. d) Projektet e zbatimit të vendndodhjeve të stacioneve, para miratimit, duhet të kalojnë procesin e auditimit të sigurisë rrugore, nga ekspertë të certifikuar, bazuar në udhëzimin nr. 9, datë 3.7.2012 “Mbi auditimin dhe inspektimin e sigurisë rrugore”.
  5. e) Subjekti merr udhëtarë në stacionet e qëndrimit vetëm për në destinacionin final, duke respektuar itinerarin e linjës, të përcaktuar në licencë, kur shërbimi nuk mbulohet nga transportues me seli në bashkitë ku ndodhen stacionet e qëndrimit.

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV