Operacioni i shumëpërfolur Forca e Ligjit e ka mbyllur punën me verifikimin e 515 pasurive. Dosjet e më shumë se gjysmës së subjekteve janë arkivuar, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar në gjykatë. OFL ka hetuar 1970 pasuri ndërsa në SPAK janë dërguar vetëm 160 raste.
Operacioni forca e ligjit mund të quhet tashmë zyrtarisht i përfunduar ku në 11 muaj punë janë verifikuar 515 subjekte.
Nga ana e oficerëve të OFL janë dërguar 243 praktika në prokurori ndërsa 272 të tjerët janë arkivuar.
Sipas materialeve të mbledhura nga agjentët bëhet fjalë për 1970 pasuri në total dhe 19 llogari bankare të cilat janë referuar në SPAK, si dhe kërkuar sekuestrimi i një organizate jofitimprurëse.
Hodaj: I hapet mundësia që prokuroria të vazhdojë punën, që të mos lihet pezull procesi.
Sipas zv. ministrit të brendshëm Julian Hodaj 83 raste emergjente janë referuar ndërsa janë depozituar 19 kërkesa për masa parandaluese personale.
Për 105 raste janë gjykuar të vlefshme nga Gjykata, e cila ka konfirmuar sekuestron, pjesa tjetër është në proces.
Hodaj: Janë verifikuar më shumë se 500 subjekte nga të cilat janë referuar në prokurori 223 raste dhe janë gjykuar si të vlefshme 105 raste.
Në komisionin e sigurisë kombëtare deputetët ngritën shqetësimin për mos zvarritjen e çështjeve nga gjykata dhe prokuroria kompetente.
Komisioni parlamentar i Sigurisë miratoi propozimin e Ministrisë së Brendshme, për shtyrjen e afatit kohor për SPAK dhe GJKKO lidhur me konfiskimin ose jo të pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.
Ndryshimi i miratuar dhe që pritet të kalojë në seancën e së enjtes në Kuvend synon vazhdimin e shqyrtimit të kërkesave që OFL u ka çuar Prokurorisë dhe Gjykatës deri në një vendim të formës së prerë.
Bilanci i OFL-së:
515 subjekte të verifikuara
243 praktika në prokurori
272 praktika të tjera janë arkivuar
160 raste për 183 subjekte në SPAK
1970 pasuri në total të hetuara
19 llogari bankare janë referuar në SPAK
83 raste emergjente janë referuar.