“Nuk kam për të folur më për bindjet e mia”- Çiljeta reagon pasi u tha që kishte braktisur PD-në për PS

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në një pjesë të madhe të mediave ditën e djeshme u raportua lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike, duke u shprehur e zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës. Këngëtarja nuk është e panjohur për kontributin që ka dhënë në PD gjatë viteve, megjithatë ajo që habiti më shumë fansat e saj dhe jo vetëm, ishte fakti se ajo kishte deklaruar që në zgjedhjet e ardhshme do të votonte për PS-në dhe Kryeministrin Rama. Më saktësisht, më media u tha se në një intervistë Çiljeta ishte shprehur kështu:

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”.

Gjithsesi duket se një intervistë ku këngëtarja të ketë shprehur këtë qëndrim nuk është realizuar dhe lajmi i shpërndarë ka qenë i rremë. Këtë e ka konfirmuar vetë Çiljeta, me anë të një postimi në Instagram sot, ku ndër të tjera thotë se fjalët e saj janë të shpikura. Ajo shprehet se nuk ka folur për bindjet e veta poltiike dhe nuk ka ndërmend të flasë, pasi janë personale, ndërsa thotë se është e pavërtetë që është larguar nga PD si e zhgënjyer.

Të fundit

Korça “pushtohet” nga dëbora. Imazhe të mrekullueshme dhe nga Pogradeci

Pas orës 5 të mëngjesit të sotëm i gjithë qarku i Korçë është 'pushtuar' nga dëbora. Intensiteti i reshjeve...

“S’kam fshehur asgjë”/ Flet në Gjykatë mjeku Edvin Prifti: Kam operuar mijëra shqiptarë, punoj në shtet e privat

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i gjendur përballë dy akuzave të rënda nga ana e Prokurorisë së Posaçme e njohur si SPAK, ka deklaruar gjatë...

Gjobitet kryebashkiaku i Skraparit, organizoi tubim politik gjatë pandemisë

"Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Qarkut Berat, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Organizoi një takim kulturor...

Shuhet aktori i njohur, mesazhi prekës i të birit: Të dua ba, mirupafshim në një jetë më të mirë!

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari, në moshën 78-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë fëmija i tij, përmes një mesazhi...

“Një monstër”! Rama ndaj gjykatëses Hoxha: U habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin në burg përjetë!

Kryeministri Edi Rama reagon për arrestimin e gjykatëses së Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha, duke thënë se sistemi i drejtësisë ka filluar të funksionojë. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV