Pak para hyrjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë, mbyllet Capitol Hill

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pak orë na ndajnë nga hyrja e Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe në Washington janë vendosur masa të shumta sigurie për të shmangur një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi më 6 Janar.

Një zjarr në një kamp të pastrehësh ka bërë që forcat e sigurisë amerikane të evakuojnë pjesëmarrësit gjatë një prove për inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, para Kongresit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan zjarrin në kampin e të pastrehëve që ndodhet nën një autostradë dhe nuk dihet ende nga zjarri nëse ka të lënduar.

Pak pasi shpërtheu zjarri, u dëgjuan sirenat e policisë dhe helikopterët fluturuan mbi zonë. Pjesëmarrësit në provë, u udhëzuan të drejtoheshin në një vend të sigurt brenda kompleksit të Kongresit.

Washingtoni është në gatishmëri të lartë për protesta të mundshme të dhunshme përpara inaugurimit të Bidenit më 20 janar. Më shumë se 20.000 pjesëtarë të armatosur të Gardës Kombëtare po mbështesin policinë lokale dhe federale këtë javë pasi protestuesit sulmuan Kongresin më 6 janar, duke lënë të vdekur pesë persona, përfshirë një oficer policie.

Forcat e sigurisë kanë ndaluar hyrjen e automjeteve në shumë rrugë rreth Kongresit dhe kanë ngritur një gardh të lartë shtatë metra rreth perimetrit të ndërtesës.

Fundjavën e kaluar, një person i armatosur me një pistoletë të mbushur dhe i pajisur me 500 fishekë u arrestua teksa tentonte të thyente perimetrin e kontrolluar nga efektivët e Gardës Kombëtare.

Të fundit

Mot i keq/ Kushi: Të gjitha shkollat mësim online deri në 19 shkurt

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, jep njoftimin e rëndësishëm për të gjitha shkollat në vend. NJOFTIM Sipas parashikimeve të IGJEUM, në...

Mos i shkruaj asnjërit prej këtyre 9 lloje meshkujve për Shën Valentin

Pavarësisht se çfarë faze të jetës sentimentale je, dita e Shën Valentinit të bën të marrësh guxime të tilla, si t’i shkruash dikujt që...

Lajm i mirë nga ekpertët e shëndetësisë/ COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, përmes vaksinave dhe trajtimeve COVID-19...

Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin, Balla thirje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, vijon puna për hapjen e rrugëve

Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në aksin Elbasan-Qafë-Thanë, Balla thirrje qytetarëve të qëndroijnë në shtëpi, ndërsa vijon  puna për mbajtjen hapur të rrugëve Kryetari i...

“Pacienti ka pasur dëshirë t’i japë para”, Avokati i mjekut: Nuk është i detyruar të deklarojë pasurinë

Avokati i mjekut Edvin Prifti, Henrik Ligori ka deklaruar se do të apelojnë vendimin e gjykatës në lidhje me lënien në arrest të mjekut,...

Lajme të tjera

Web TV