Përplasen 130 makina nga stuhia e dëborës/ Pamje të rënda, mos i shikoni nëse jeni nën 18-vjeç

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një stuhi gjigante dëbore është bërë shkas për një aksident të rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën. Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga episodi i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 vete.

Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë. Japonia është përfshirë këto javët e fundit nga një i ftohtë i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur disa pjesë të vendit, ku reshjet e saj kanë qenë thuajse dy herë më të larta sesa mesatarja e pritshme.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije.

 

Të fundit

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi të dënuarit me burg, vajza bën deklaratën e fortë: Mamaja është detyruar

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të...

Edhe djalli mund të lexojë Biblën, por kjo nuk e bën djallin ëngjëll

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar më thupra...

Vlorë/ I vihet flaka furgonit që bënte transport ndërkombëtar udhëtarësh, ja çfarë dyshohet

Një furgoni i është vënë flaka gajtë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku...

Rrezikohej votimi për 700 mijë shqiptarë, gati shtyrja e vlefshmërisë së ID-ve

 Nga Fernada Cenko Qeveria po bën gati draft vendimin për të shtyrë afatet e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Kur na ndajnë 71 ditë nga...

Situatë e rënduar në Shkodër/ Mijëra hektarë tokë nën ujë

Qarku i Shkodrës vijon të qëndrojë e rrethuar nga uji, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Në...

Lajme të tjera

Web TV