Rusia nxjerr vaksinën e dytë anti-Covid: Është 100% efikase ndaj virusit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vaksina e dytë potenciale që në Rusi është në zhvillim e sipër kundër koronavirusit të ri (COVID-19), “EpiVakKorona”, pretendohet se është 100 për qind me efikasitet ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Qendra Ruse e Kontrollit dhe Parandalimit të Koronavirusit, është bërë vlerësim në lidhje me rezultatet e provave klinike të fazës së parë dhe të dytë të kandidatit për vaksinë “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve “Vektor”.

Bëhet e ditur se janë vlerësuar efikasiteti i vaksinave në dimensionin imunologjik dhe parandalues. “Efikasiteti i vaksinës EpiVakKorona është në nivelin 100 për qind”, thuhet në njoftim.

Vaksina e parë ruse kundër COVID-19 “Sputnik V”, e zhvilluar nga Instituti i Hulumtimeve “Gamaleya”, ishte certifikuar më 11 gusht 2020, ndërsa vaksina e dytë “EpiVakKorona” më 14 tetor 2020.

Procesi i vaksinimit të popullsisë në Rusi kundër COVID-19 filloi më 11 dhjetor.

Të fundit

Të gjitha gratë e Princit Philip, 63 herë shkoi drejt divorcit me Mbretëreshën

Mbretëresha Elizabeth II ka shkuar në prag të divorcit nga burri i saj Philip, Duka i Edinburgut, plot 63...

Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit i çjerr maskën moderatorit: Nuk e ka takuar kurrë djalin tonë live, më kërcënon të mbyll gojën!

Moderatori i emisionit më të ndjekur të momentit në Kosovë, “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku...

Ana Lleshi e thotë troç: U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!

Ana Lleshi është konkurrentja e parë e përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”, e cila u kthye shumë shpejt në personazhin më të njohur e të...

Covid-19/ 238 raste të reja, ja sa viktima u shënuan në 24 orë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë. Rastet pozitive...

Ngjarje makabre/ Tre fëmijë të mitur gjenden të vdekur brenda në shtëpi, nëna e tyre arrestohet si autore e dyshuar

Tre fëmijë të moshës 5 vjeçare janë gjetur të therur dje në një apartament në Los Anxhelos. Policia lokale njoftoi se nëna e fëmijëve...

Lajme të tjera

Web TV