Studimet e hershme për Covid-19 ishin të pabazuara dhe të pavërteta

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ndërkohë që shkencëtarët nisën hetimet fillestare për koronavirusin e ri që kishte shpërthyer dimrin dhe pranverën e kaluar, revistat mjekësore publikun qindra studime mbi Covid-19 të cilat binin shpesh në kundërshtim me njëra-tjetrën ose rezultuan të gabuara. Por një studim i botuar më 4 janar në revistën BMC zbuloi se shumica e studimeve të hershme klinike mbi pandeminë nuk bazoheshin në të dhëna origjinale, duke çuar në përfundime jo reale.

Studiuesit vlerësuan më shumë se 56.1 për qind nga 10,000 studime mjekësore të lidhura me Covid-19 të botuara në anglisht ose në gjuhën kineze para majit të vitit 2020, nuk përmbanin ndonjë të dhënë të re. Artikujt origjinalë që përfshinin të dhëna nga pacientët përfaqësonin vetëm 9.6 për qind të studimeve të publikura vitin e kaluar. Edhe nga ato studime të bazuara në të dhëna konkrete, 80 për qind e tyre ishin të pasakta, kryesisht për shkak të pak pjesëmarrësve, kohëzgjatjes së shkurtër, zgjedhjes jo përfaqësuese të pacientëve ose interpretimit të dobët të të dhënave.

Epidemiologu Alexandre Loupy thotë në një intervistë se rreziku që paraqesin këto studimeve të përshpejtuara është i jashtëzakonshëm, pasi shumë vendime kryesore të shëndetit publik u morën bazuar në këto studime të hershme.

“Që kur filloi pandemia, të gjithë kemi parë një rritje spektakolare të numrit të botimeve që kishin të bënin me Covid-19. Ndërsa virusi po përhapej në të gjithë botën, ai gjeneroi një ndjenjë urgjence globale e cila pati pasoja të jashtëzakonshme tek kërkimet mjekësore. Ne pamë që në shumicën e botimeve të para ishin kryesisht njerëz që jepnin këshilla dhe reagimi i tyre personal ndaj pandemisë. Ajo që kisha frikë ishte të shihja rënien e standardeve të shkencës mjekësore. Ne u pikëlluam kur vëzhguam se studimet e botuara gjatë valës së parë të pandemisë ishin shumë larg përmbushjes së standardeve konvencionale të cilësisë shkencore. Ky rrezik i shkencës së përshpejtuar është shprehur nga shumë studiues të tjerë, pasi shumë vendime kryesore të shëndetit publik u morën bazuar në këto studime të hershme. Përveç kësaj, siç e dini, ka shembuj të mirënjohur specifik të botimeve që u përgënjeshtruan, me pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin publik, siç ishte rasti i një publikimi nga Lancet”, thotë Loupy.

Lexo edhe :  10 vite burg/ Gjobë ose dënim kush gënjen për Covid-in

“Ne u përqendruam kryesisht në studimet e botuara gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë. Ne besuam se kjo ishte një periudhë kyçe për të vlerësuar cilësinë e prodhimit shkencor, pasi shumë vendime jashtëzakonisht të rëndësishme të marra nga qeveritë dhe agjencitë përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u morën bazuar në këto studime. Zbuluam se studimet arrin në përfundime të mëdha pa u bazuar në të dhëna. Për t’ju dhënë një ide, në hulumtimet e vlerësuara nga kolegët, pothuajse 60% e botimeve mbi Covid-19 nuk ishin bazuar pa të dhëna. Kjo është e pashembullt. Kjo tregon gatishmërinë dhe nxitimin e shumë shkencëtarëve që preferuan të komentojnë menjëherë mbi pandeminë sesa të hartonin studime të përshtatshme. Problemi ishte i njëjtë me opinionet e shumta që identifikuam; shumë donin të komentonin për pandeminë. Edhe pse janë botuar disa këshilla dhe rekomandime të vlefshme, mendoj se kjo ka sjellë konfuzion në përgjithësi. Unë njoh shumë mjekë që nuk dinin kë të dëgjonin, apo cilët studiuesve t’u besojnë.”, përfundon eksperti./The Scientist/ Përshtati: Gazeta “Si”

Të fundit

Militantët demokratë tentuan të ndalonin zgjedhjet/ Thirret në prokurori kreu i PD në Shkodër dhe disa anëtarë të Kryesisë

Kreu i PD në Shkodër Xhevdet Amuli dhe disa anëtarë të Kryesisë janë thirrur nga prokuroria në lidhje me...

Vaksina e parë që do të testohet tek fëmijët, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Universiteti i Oksfordit ka nisur për herë të parë studimin e vaksinës së saj kundër coronavirusit tek fëmijët. Sipas medieve të huaja, vaksina e zhvilluar...

Arrestohet pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal, me kokën ulur, momenti kur vihet në prangat e policisë

Policia e Korçës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Gjatë një aksioni, uniformat blu kanë ndaluar dy persona me precedent...

Co*id-19 i merr jetën një tjetër mjeku, ndahet nga jeta pediatri i njohur 

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar. Bëhet fjalë për mjekun Fatos Zaçe, i cili u nda nga jeta pas një lufte të...

Filmi “Mr & Mrs Smith” do të rikthehet! Por jo me Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Filmi i vitit 2005 “Mr & Mrs Smith” është më i famshëm i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, dhe ai që çoi në nisjen...

Lajme të tjera

Web TV