Teatri Kombëtar me shfaqje online për publikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e Covid-19, ka “kushtëzuar” Teatrin Kombëtar që shfaqjet e saj ti transmetoj te publiku përmes platformës online në rrjetet sociale, për të qenë sa më afër publikut të tij artëdashës.

Kjo iniciativë është emërtuar “The show must go ON” dhe është e mundur të ndiqet vetëm online në kanalin zyrtar të “Teatrit kombëtar” në Facebook.

Ditën e premte më datën 22 janar në orën 18-00 publiku do të mund të ndjekë live në facebook projektin “Poezi dhe prozë nga autorë shqiptarë dhe të huaj”.

Ditën e shtunë më datë 23 janar ora 18-00 do të transmetohet vepra “Opera për 3 groshë. Ky projekt i vënë në skenë në vitin 2016 vjen e interpretuar nga disa prej emrave më të njohur të “TK” si Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Olta Gixhari, Eva Alikaj Rajmonda Bulku, Erjona Kakeli etj. Vepra mban autorësinë e Vaclav Havel dhe është e shkruajtur në vitet 1970. Kjo vepër është vënë në skenë nga regjisori Mehmet Xhelili.

Kurse ditën e diel më datë 24 janar në orën 18-00 për publikun do të vij një tjetër sukses i repertorit të “TK” ndër vite. “Zonja e bujtinës” është vepër e cila është e shkruajtur në shek e XVIII nga autori Carlo Goldoni. Kjo vepër është vënë për herë të parë në skenë në Venecia në vitin 1752. Në skenën e “TK” vepra u vu në skenë në vitin 2008 me regji të Hervin Culit dhe në interpretimin e Eni Jani, Genci Fuga, i ndjeri Fatos Sela etj.

Të fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, takime me kryetaren e bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do...

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe të njohura të botës së...

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka

Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve për kapjen e "kokave" të krimit. Mes urdhër-arresteve të firmosura nga...

Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Gjykata e Apelit në Tiranë është vënë dje në lëvizje, ndërsa ka caktuar datën 11 qershor si datën kur do të rinisë sërish gjykimin...

Lajme të tjera

Web TV