U bë viral në rrjet, reagon për herë të parë mësuesi që dërgoi dru në shkollë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ka mjaftuar një postim në rrjetet sociale, që mësuesi Maliq Torra nga fshati Velçan të Mokrrës të kthehet në viral ditën e sotme. Dhe kjo jo pa një arsye.

Në foton e shpërndarë në rrjet, mësuesi mban në duar shkarpa, të cilat i përdor për të ngrohur klasën e nxënësve, që u jep mësim.

Ndër të tjera, me modestinë që e karakterizonte, mësues Maliqi u shpreh: “Sot mora shumë vlerësim nga ju të gjithë dhe ju falenderoj pafund!”

“Unë nuk jam mësuar me këtë vëmendje sepse kam 13 vite që e bëj diçka të tillë në këtë shkollë, çdo ditë. Sërish nuk kuptoj pse diçka e tillë u politizua apo u krahasua me epokën e Migjenit, jo ka-jo s’ka drru shkolla. Shkarpat i marr për të ndezur zjarrin, janë drrutë që ngrohin nxënësit. Kjo është thjesht përditshmëria ime”, – shtoi Torra.

Sakaq, ai rrëfeu se përveç mësimdhënies është i dhënë edhe pas shkrimit të librave, ku deri më tani numëron 4 libra të botuar.

“Jam shumë i përkushtuar jo vetëm ndaj punës, por edhe ndaj nxënësve. Dua t’ju jap shëmbullin që të dinë vlerën e punës. Për këtë të sotmen, unë jam prind vetë dhe nuk më duket se kam bërë diçka të madhe për t’u quajtur hero!”, – ka përfunduar mësuesi, i cili duhet thënë sot dhe pse jo në ditët në vazhdim, mund të shërbejë si frymëzim për të bërë veprime të mira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Të fundit

Tërmeti me maginitutë 7.1 shkakton dridhje të fuqishme

Një tërmet me magnitutë 7.1 ballë të shkallës Rihter, ka goditur pjesën verilindore të Japonisë. Mediat e huaja shkruajnë...

COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur dhe 290 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë nga COVID-19 katër persona dhe janë regjistruar 290 raste të reja. IKSHPK raporton se gjatë 24 orëve...

Mot i keq/ Kushi: Të gjitha shkollat mësim online deri në 19 shkurt

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, jep njoftimin e rëndësishëm për të gjitha shkollat në vend. NJOFTIM Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie...

Mos i shkruaj asnjërit prej këtyre 9 lloje meshkujve për Shën Valentin

Pavarësisht se çfarë faze të jetës sentimentale je, dita e Shën Valentinit të bën të marrësh guxime të tilla, si t’i shkruash dikujt që...

Lajm i mirë nga ekpertët e shëndetësisë/ COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, përmes vaksinave dhe trajtimeve COVID-19...

Lajme të tjera

Web TV