Votimi/ Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, do vijnë 500 mijë vaksina

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Parlamenti miratoi me 94 vota pro tre aktet normative për marrëveshjen mes qeverisë Shqiptare dhe kompanisë Pflizer për mbërritjen e vaksinave. Në ditët në vijim do të mbërrijë një sasi prej 10700 dozash. Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Parlamentit, tha se nuk ishte e lehtë për t’i siguruar, ndërsa pritet që në vendin tonë të futen edhe vaksina të tjera si AstraZeneca.

 Nga Fernada Cenko

Edhe pse vaksinat e para mbërriten në 11 Janar në Shqipëri në mënyrë ende të paqartë për publikun, Kuvendi i Shqipërisë për herë të parë i’u prezantoi deputetëve aktet normative për të sjellë në vendin tonë 10.700 vaksina, akete të cilat morën “ok” në Parlament. Me 94 vota pro, pesë kundër dhe tre abstenim, Kuvendi i Shqipërisë kaloi të tre akt-normativët. Mazhoranca qeverisëse nuk e ka komentuar dhe ka kaluar pa debate, ndërsa disa deputetë të opozitës në Kuvend e kanë cilësuar atë si jo transparente dhe e ka votuar kundër. Po votat i hapi rrugën sjelljes së dozave të vaksinave në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka zbuluar nga foltorja e Kuvendit detaje nga marrëveshja e qeverisë me Pfizer.

Rama tha se negociata ishte jo e lehtë, teksa thekson se fillimisht është siguruar një sasi vaksinash ndërsa Shqipëria me këtë marrëveshja i ka dhënë mundësi vetes që të ketë akses në Pfizer për doza të mëtejshme, edhe pse deri më tani ka një dakordësi për 500 mijë doza. Ai përmend se vaksina e Pfizer në raport me të tjerat ka shtrenjtësinë dhe çmimi është i panegociueshëm për çdo vend të botës. ”Sikundër kemi paralajmëruar, kuvendi voton për finalizimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për sjelljen të masës së parë të vaksinave. Ne kemi dakordësuar me Pfizer për 500 mijë doza. Dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme. Pse e them? Sepse qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit. Duke patur parasysh raportin e sasisë, me kalendarin e planit kombëtar. Duke mos harruar se ne ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tanimë presin me ditë aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca që është miratuar në MB, dhe pret miratim në Europë”, ka thënë Rama.

Tre akte normative të qeverisë sollën debat mes kreut të Kuvendit dhe disa përfaqësuesve të opozitës në nisje të sesionit të ri parlamentar, i fundit para zgjedhjeve të 25 prillit. Ruçi u kërkoi deputetëve votimin në parim të tyre, por Gjoni, Hajdari dhe Gjuzi deklaruan se mund të japin votën pa lexuar më parë përmbajtjen e tyre. Deputeti i Opozitës në Parlament Ralf Gjoni tha se nuk mund të votohen aktet normative pa u lexuar duke e cilësuar është edhe sekrete. “Kërkoj tekstin e këtyre akteve dhe nuk ka asnjë shenjë. Deputetët nuk mundet të shprehen me votim bazuar në tituj të lexuar nga kryetari i Kuvendit. Keni kaluar nga debati i madh i vitit të kaluar me kolegen e nderuar Manastirliu për vaksinën COVAX që nuk e di se ku po fshihet se nuk po shohim asnjë gjurmë të saj, në disa vaksina klandestine nga gjoja një vend anëtar i BE që po shpërndahet aktualisht, deri në marrëveshje teksti i të cilave mungon. Dëgjojmë dhe në media për marrëveshje sekrete që duhet të miratohen nga Kuvendi për shkak se na e paska kërkuar kompania Pfizer”, është shprehur Gjoni. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari tha se qeveria duhet të jetë trasnaperente, por deputetët dhe qytetarët duhet të njihen me aktet normative. “Nuk jam dakord me mënyrën e procedimit. Duhet të jemi sa më transparent me qytetarët, aktet normative nuk kanë pse të kalojnë sot(dje). Mund të rimblidhemi në një seancë tjetër, deputetë dhe qytetarët të njihen me këto akte normative. Nuk kemi pse të sillemi sikur ka ndonjë sekret të madh”, tha Rudina Hajdari. Ndërsa deputeti tjetër Kujtim Gjuzi tha se “Ju diskutuat këtu lidhur me aktet normative për vaksinën anticovid, por kryeministri ka shkelur ligjin duke futur në mënyrë kontrabandë vaksina të pa certifikuar nga Laboratori Kombëtar i Barnave. Prandaj sot(dje) në nisje Rama mungon këtu se e di që opozita do t’i nxirrte problem”. Ky i fundit tha se Rama duhet të shkojë në Parlament për interepelancë.

Lexo edhe :  "Do t'iu përdhunojnë pa ndërprerje", të arrestuarit në protestën në mbrojtje të Alexey Navalny rrëfejnë dëshmi tronditëse

 

 

Kush janë tre aktet ligjore për sjelljen e vaksinës në Shqipëri

-Akt normativ numër 1 për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe nëpërmjet Pfizerit, Export BV, Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP dhe Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin. Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinës anti-Covid dhe përdorimin e tyre në popullatë.

-Akt normativ numër 38 për dhënien e autorizimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anti-Covid 19 që janë cerfikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave ose Agjencia Europiane e Barnave.

-Akt normativ numër 3 për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin përmes Pfizer, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin. Kërkoj miratimin për ratifikimin e këtyre tre akteve për vetë emergjencën që kanë. Kam bërë një konsultë me kryetarët e grupeve dhe kemi rënë dakord.

 

Të fundit

Fshihnin kokainën në trungun e pemës/ Si e trafikojnë drogën shqiptarët në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas mediave italiane, të...

Reshje dëbore dhe ulje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë ditën e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës....

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi të dënuarit me burg, vajza bën deklaratën e fortë: Mamaja është detyruar

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit. “Ka 16 vjet në Krujë,...

Edhe djalli mund të lexojë Biblën, por kjo nuk e bën djallin ëngjëll

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar më thupra...

Vlorë/ I vihet flaka furgonit që bënte transport ndërkombëtar udhëtarësh, ja çfarë dyshohet

Një furgoni i është vënë flaka gajtë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku...

Lajme të tjera

Web TV