1 ditë nga ’21 Janari’, Taulant Balla tregon zhvillimin e rëndësishëm: Drejtësia e re duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, një ditë para “21 Janari”, ka treguar një zhvillim tëë rëndësishëm nga Prokuroria. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtjeshme për vrasjen e dy protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

Balla thotë se ky hetim nuk duhet të fokusohet vetëm te ekzekutorët, por dhe të urdhëruesit, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha. “10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit”, shkruan socialisti.

“Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda më 21 Janar 2011. Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit.

Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit”, përmbyll ai.

Nesër, më 21 Janar 2021, bëhen 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste.

Të fundit

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Foto/ “Kafsha më e shëmtuar në botë” shpallet peshku i vitit në Zelandën e Re

Dikur e cilësuar kafsha më e shëmtuar në botë, ‘peshku me njolla’ ka bërë një rikthim mahnitës, ai u kurorëzua këtë javë si Peshku...

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të mërkurën, me obligacionet dhe aksionet...

Lajme të tjera

Web TV